Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

In Memoriam: Dom Nikollë Kaçorri

◾◾◾

Dom Nikollë Kaçorri ishte politikan dhe atdhetar shqiptar, klerik i njohur dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 dhe zëvëndës Kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit.
U lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës dhe Mirditës. Rridhte nga një familje me besim të përzier nga babai katolik dhe nga nëna me besim mysliman. Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy t’arkipeshkvit të Durrësit në atë kohë, imzot Ambrozio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.
Më 1884 mbaroi studimet filozofike – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve. Ai ishte sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke pasur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Shpejt avancon, ishte ndër të parët në organizimin e shoqërive patriotike “Vllaznia”, “Bashkimi” Durrës (1907 -1909).
Atje takoheshin intelektualët më me zë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me Abdi Toptanin dhe Mustafa Merlikën, duke pasur si problem primar dhe imediat – rilindjen e Shqipërisë, arsimimin dhe gjuha shqipe. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij, Lura[4]. Në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë.

Facebook Comments

Related posts

Dokumentat autentike të Kongresit të Berlinit rrënojnë gënjeshtrën serbe për Kosovën dhe shqiptarët

Eagle

Shqiptari vret nga inati! (ARNAVUT INADI ÖLDÜRDÜ)

Eagle

T’a ruajmë shtetin e Kosovës, sepse s’kemi shtet rezervë

Eagle

Leave a Comment

10 + nine =