Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Ikje që dhembin shumë

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

E tille ishte kjo e jotja mik i shtrenjte Arben Fagu …e dhimbeshme, e trishte dhe shume e para koheshme…duke lene pas nje boshllek te madh e te pa zevendesueshem tek familja jote e dashur , tek te afermit e tu por edhe tek ne miqte e tu te mire e të shumte qe te donim e te respektonim fort por qe edhe na vleresoje ashtu sic dije vetem ti…

Joooo ….jooo sinqerisht e kam te veshtire ta besoj lajmin e kobshem te largimit tend te parakohshem e kesisoj nga kjo bote…

Ende i kam te fresketa fjalet e komplimentat e tua profesionale, njerezore e qytetare pas shkrimit tim te para do kohshem per lamtumiren e nje Kampioni te madh e mikut te ngushte te Babait tend te respektuarit Petrit Murzaku…

Te kisha kundershtar te perhershem ne sport por disi edhe ne politike …por njerzilliku, qytetaria e miresia jote bente qe perpos ketyre ti kurre te mos e ngaterroje miqesine e sinqerte e me respekt reciprok me askend dhe me asgjë sepse ti ishe i nje lloj brumi te vecante njerezor qe meritoje kurdohere respekt per shume veti e cilesi te rralla njerezore qe sot aty ne vendin tim e tendin bashke po humbasin frikshem dita dites…

Sa here kam ardhur ne shtepine tuaj i dashur Ben diku aty ne qosh te ish Ambasades se dikureshme italiane e sa here ju kam intervistuar …Babane tend Besimin ate kampion stoik qysh nga themelimi i Partizanit te tij te dashur e ate Kampion Ballkani me Kombetaren e Shqiperise se 1946… vellane tend Agim Fagun me te madhin sportist qe ka nxjerre Shqiperia deri me sot…simbol, ikone , legjende e krenari e sportit kombetar shqiptar …

Por edhe Ty o mik i rralle qe kurre nuk pranove te te thoshin djali i Besimit e vellai i Gimit sepse ti kishe historine tende qytetare e sportive i miri Ben .. ..ti ishe pjese e rendesishme e atij Partizani te madh ne basketbollin shqiptar te fundviteve 70 e viteve 80 ku ke pjesen e kontributin tend si lojtar ne ato suksese te medha kombetare e nderkombetare te pa perseriteshme dot me…

Nje demtim i rende ne gju te shkeputi nga parketi, nga koshi e nga topi i basketbollit qe i doje aq shume …por nga loja jote e zemres nuk hoqe dot dore kurre…

Ndaj me shume sukses u ule ne pankinat e Dinamos e te Partizanit por edhe te ekipit kombetar si trajner ku dhe e bere me te miren tende profesionalisht dhe fitove respektin e admirimin e gjithkujt se ishe e mbete i miri Ben Fagu e pas kesaj edhe i biri i kapitenit te madh Besim Fagu e i vellai i Mjeshtrit te madh Agim Fagu …por gjithashtu edhe vellai i nje motre qe edhe pse basketbolliste e volejbolliste e shkelqyer e Studentit fama juaj se la dot te ”ngrinte koke ” sportivisht…

Te kisha mik te mire e shume te hershem Ben Fagu ndaj dhe ikja jote e parakoheshme e vetem 65 vjec e ne kulmin e jetes kur aq shume i duheshe familjes tende , bashkeshortes tende te mire Veres e dy vajzave te tua …Gimit qe te kishte me shume shok te cmuar se sa vella te zakonshem por dhe ne te gjitheve qe te donim aq fort e na doje sic dije te doje e te respektoje ti…dhemb vertet shume !

Ndaj dhe ne memorjen time do mbetesh perjetesisht si i miri shok e mik Ben Fagu, si basketbollist , si trajner, si petagog , si qytetar brilant e si djale tirone qe le pas vec kujtime te mira …

Lamtumire mik i shtrenjte Ben Fagu…
U prehsh ne Paqe e te qofte Dheu i lehte…
Qofte i perjetshem kujtimi yt…

Facebook Comments

Related posts

Veriu i persekutuar i Shqiperisë

Eagle

Komunizmi ky vrasës i madh i njerëzimit…

Eagle

Ngordhi Nexhmija por rrojnë Elisat…

Eagle

Leave a Comment

19 + twelve =