Përpjekja Shqiptare
Skandale

I burgosuri politik Gëzim Peshkëpia i kthen presidentit Meta dekoratën

Nga Gëzim PESHKËPIA

◾◾◾

Leter Presidentit per kthim dekorate

Zoti President,

Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte ” Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati.
Turp !
Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me.Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne castin me te pare te mundshem. Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre. Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist. Edhe pse nuk me eshte dhene personalisht nga i njejti President une ate e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidences si perfaqsuesja e tij. Ajo me pervelon duart kur e dij se te njejten si moter e mban nje kriminel. Kjo ne kete rast fyen sedren, lendon plagen e vuajtjes se familjes time, qindra e mijra familjeve te tjera, lendon nje plage te pashembellt ne histori. Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ja kane treguar shume bashkvuajtes te mij qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot bi peshtynin ne fytyre. Duhet ti kini lexuar. Si ju ben zemra e nuk ju dridhet dorate firmosni ate dekret.

Ky sadist i lindur gjeti rastin te demonstroje shtazerine e tij monstruoze vetem ne saj te krushqise me familjen e nr. 2 te diktatures Hysni Kapo.

Deshmitaret kundra tij jane gjalle. Nder te tjere jane te internuarit e Lushnjes. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate.

Zoti President eshte ne nderin tuaj ta anulloni kete dekorate.
Bejeni qe mos tua mallekojne DOREN me te cilen firmoset.

Ish i burgosur politik
Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit

Gezim Peshkepia

Facebook Comments

Related posts

Këta nuk bëhen njerëz…

Eagle

Albin Kurti është demagog!

Eagle

Komunisti Gramoz Ruçi

Eagle

Leave a Comment

one × one =