Përpjekja Shqiptare
Edukim

Haxhiademi si piketë për ata që shohin larg dhe ata që shohin rrotull

Nga Jozef RADI

◾◾◾

Ne rrekje per te kuptuar pse autori i “Peisazheve te fjales”, vazhdon ta permende emrin e Haxhiademit, e se fundi edhe te citoje pjese qe i volisin nga “Nymfat e Shkumbinit”, gjithnje me konotacione negative, a thua se syri i tij nuk merret me te bukuren, ndjehem i detyruar t’i deshmoj, e t’i sjell ne vemendje te vet atij dhe ndjekesve te tij, e lexuesve ne pergjithesi disa te verteta, ne menyre qe me kohe ai te kuptoje e te ftillohet se figura e Haxhiademit tejkalon dukshem si fuqine e tij fyese edhe perbaltese…
Por, parasegjithash desha t’u prezantoj lexuesve te portalit radiandradi.com ca fakte rreth akademikut te jashtem te Akademise te Tiranes, bazuar ne Curriculum Vitae, profilin profesional te tij.
Pas vitit 1995, ai eshte shperngulur ne NY, dhe ka bere thjesht jeten e nje ish-pedagogu, ish-punonjesi te Institutit te Gjuhesise.
Aktiviteti i tij pas 1995, ne lidhje me kontributin e tij ne mediat shqiptare, ka qene kryesisht i llojit te nje ‘freelance’, pra te nje autori ne krijimtari te lire ne distance nga atdheu, duke shkruar kryesisht per gazetat lokale te Tiranes, e duke u aktivizuar ne blogjet shqipefolese, e se fundi, keto 15 vite, ne rolin e nje lloj blogeri ne faqet online te “Peisazheve te Fjales” si pronar i saj, ku shkrimet e tij kane perfshire nje tematike gjithefareshe, e ne shumicen e rasteve keto materiale i kane sherbyer si skelete mbushese te librave te tij, botuar kryesisht nga iniciativa e tij o ne bashkepunim me shtepite botuese te Tiranes.

Rreth tij si person dhe “Peisazhe te Fjaleve”, gjithnje eshte sjelle ne vemendjen e lexuesve e komentuesve, qofte ne revisten e tij, si; e quan ai, apo ne boten shqiptare online, natyra kontroversale, provokuese, sharese, tallese, ironizuese,jashte kritereve te nje akademiku, madje deri ne nje fare ligesie te pashpjegueshme, e cila lexohet, ndjehet, verehet ne shkrimet e tij, apo edhe te nje grushti te vogel bashkepunetoresh te revistes se tij.
Nderkohe, bota akademike shqiptare, universitetet shqiptare e mbajne
ne periferi si autor.
Rasti i Haxhiademit te “Peisazhe te Fjales” kur nje akademik i jashtem, ben nje sulm te paprincipte ndaj krejt nje vepre te krijuar heret, ne kushtet e lirise dhe rinise, e me vone perjashtuar perdhunshem prej nje regjimi qe merrte ne unison njeriun dhe vepren ne nje ndeshkim te paprecedent.

Permes nje cinizmi te pashoq, aq sa na detyroi t’ia trajtojme perqasjen e tij si barbare ndaj kesaj vepre (dhe jo thjesht ndaj saj), e cila edhe sikur te ishte ne vlera edhe me modeste, duhej lexuar dhe kuptuar se brenda saj eshte sakrifica dhe perkushtimi i njerezve te pergjakur dhe veprave te masakruara barbarisht.

Sigurisht, kete duhet t’ia rrokte mendja se do te perballej me beteja jo te lehta dhe te ishte koshient se pergjigja ndaj tij, do te ishte ne proporcion te drejte me ate gjuhe tinzare, spekulative, te helmet, perbuzese e me doza te maskuara e te shfaqura urrejtje, (autori mund te mos e ndjeje, pse ndoshta i eshte te trupezuar tashme) ndaj nje figure si Haxhiademi, aq e shpeshcituar ne vitet ’20-’40 (jane te mbledhura rreth 40 shkrime kritiket e asaj kohe) rreth produktit te tij letrar, i cili na u rishfaq fatmiresisht i plote, pertej tragjedise se heshtjes dhe do te vazhdoje gjithnje ne fushen akademike.
Latini thote: “Qu Nimium Probat Nihil Probat” e sqarojme autorin e “Peisazheve…” se shprehja ne fjale, vlen ndaj asaj kategorie ngulmonjesish qe sjellin nje pafundesi provash per te mos provuar asgje… duke deshmuar se me kokefortesine kembengulese mund ta spostojnë te drejten ne kahun e tyre…!!
Madje kjo sjellje na jep te drejten te mendojme se Haxhiademi eshte perzgjedhur pikerisht target, si nje pike e larte ne menyre qe te mbjelle heshtje varri per te tjere qe jane me poshte se ai ne cilesite letrare.
Nje te shkolluari ne gjuhesi/leksikologji, s’mund t’i lejohet kurrsesi te permende nje emer dhe mbasi e ben perpjekje ta perbalte ate emer, befas na thote se s’paska njohje te thelle mbi vepren e autorit. Kjo mund t’i lejohet çdokujt tjeter, qe ne rrafshin kulturor te jete i papergatitur, apo qe s’eshte i fushes se letrave apo gjuhes, por jo nje ish-profesori qe e ka ne detyren e vet, po edhe per bagazhet e tija kulturore t’i zoteroje majegishtash keto njohje; mbasi mendoj se Haxhiademin mund ta kishte pasur edhe si kryesubjekt ne rrafshin gjuhesor, meqe produkti i tij letrar i mbushi me drite vitet ’30, e ku studiues e kritike te thuket te kohes veç te tjerash, e konsideruan kontributin e tij gjuhesor, si “e mesme e arte e gjuhes shqipe”, dhe mendohej qysh heret se levrimi i saj mund te sherbente ne nje periudhe te mevone si bazament perbashkues i gjuhes
shqipe.
Ne kete rrafsh autori i “Peisazheve” do te ishte profesional e ne raport te drejte edhe me shkollimin e tij, edhe me statusin e akademikut te jashtem qe ai perfaqeson! Por autori i “Peisazheve…” u shfaq me provokimin e rradhes dhe me gjuhen tashme tipike te tij.

Kesaj rradhe midis qindra XY, qe as emrat ua di, kishte Haxhiademin, te cilin fillimisht e permend shkaras ne shkrimin e tij “Idhuj te Zgavert”, por per (çdo observues te gjuhes se tij te komunikimit, e kupton se ne nje nate, apo dite, Haxhiademi do t’i kete dale ne enderr me sy hapur, apo mbyllur, e t’i kete shkaktuar zemerimin e rradhes. Mund t’i jete bere shkak per diçka ne dukje krejt e rastesishme, par qe mund t’i kete folur me nje gjuhe trazuese egos se tij akademike.
Siç mund te ishte ajo konference shkencore, me emra te lakuar akademikesh universitare, profesoresh e letraresh shqiptare, te mbledhur ne nje nga sallat e te njejtes akademi, ku ai eshte anetar, (si i jashtem), e ta kishin mbajtur ate jashte konference!!
Pikerisht per te risjelle ne skenen letrare dhe akademike, Et’hem Haxhiademin, per te shpalosur kontributin e tij letrar, risine neoklasike ne eksplorimin e miteve historike kryesore shqiptare, perdorimin e gjuhes te thjeshte poetike me figuracion te kuptueshem per masat shqiptare, dhe per t’i dhene pergjigje perse Haxhiademi, nuk donte te behej nje poet si Migjeni, me nje angazhim social, per te zgjuar instikte, apo pakenaqesi sociale, kur Shqiperia kishte nevoje per ngjizje te ndjenjes e krenarise kombetare, pa nevojen per te hedhur dyshime per shtetin shqiptar lehone, krijimin e nje perkatesie etnike solide, organizimin e shoqerise, unifikimin e saj, pa nevojen e krizave identitare etnike, krizave te pakenaqesive sociale, apo deri thirrje per permbysje sociale, e zbythjen e tradites e kohezionit social.

Ne perfundim per t’i ardhur ne ndihme autorit te “Peisazheve…” po edhe ndjekesve te tij me njohuri mediokre ose skarse rreth kesaj figure i ofrojme programin e konferences shkencore se realizuar me 21 qershor te vitit 2021 , me gjithe temat e diskutuara rreth vepres se plote te Haxhiademit, mbeshtetur e gjitha ne origjinalet e
kohes kur u botua per se pari.

Haxhiademi: Eskili shqiptar

29 korrik 2022

Facebook Comments

Related posts

In Memoriam: Patër Lekë Sirdani

Eagle

Kush janë vendet pa ushtri dhe cilat janë përfitimet e tyre

Albina Hoxhaj

Njoftime historike për shtetin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut III

Eagle

Leave a Comment

five × three =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë