Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

Grupimi për PD-në ose “Zero” politika

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

“Zero politika” është modeli më i keq në politikën post-moderne, mbasi krijon imazhin e reformës nga ana formale, dhe përmbajtja e saj është Zero, mbasi në thelb ka inatin! Nuk bëhet politikë me inate dhe pretendime që nuk kanë të dhëna, vec shpifje pa “bazë shkencore dhe fakte”! Aristoteli ka pa deklaruar se politika është shkenca më e lartë!
Grupimi i “gjoja të djathtëve” që kërkojnë largimin e kryedemokratit Lulzim Basha zhvilluan një konferencë për shtyp, kur renditën disa nga arsyet e kërkesës së tyre. Ky grupim sipas meje nuk ka asnjë arësye, por shpik arësye pa bazë shkencore politike dhe fakte!
Ka grupim ka thjeshtë inate, të akumuluara nga viti 2013! Argumenti im dhe i shumë demokratëve të ndershëm është, që këta personazhe nuk duhet të ishin pjesë e stafeve politike të qeverisë së P.D.-së nga 2005-2013. Sali Berisha është përgjegjësi dhe sponzori kryesor për këtë grup politik në PD që i dha pushtet, prandaj nuk e përmendin, mbasi nuk kanë “këllce” se Berisha ka Info, për të gjithë.
Disa u katapultuan, disa ishin pjesë e klaneve afër P.D.-së, disa prej tyre nuk kanë asnjë profil politik, vetëm biseda në tavolinat e oborrit të PD-së!
Këta personazhe jo vetëm për profilin e tyre, por edhe ideologjinë politike, përfaqësojnë asgjë më shumë, vec se disa ish-komunistë dhe liberale të vegjël që u pasuruan në ata vite dhe u mësuan keq me përfitime në kurriz të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm që kontribuan për PD-nga viti 1998!
Shumë demokratë në ata vite nuk u promovuan dhe selitë e PD-së, mbyllën dyert dhe përfitimet i morën, disa prej këtyre Zotërinjve dhe Zonjave!
Në vend që të merren me Edi Ramën dhe zgjedhet e manipuluara dhe programin e qeverisë, këta “politikanë të dështuar” që nuk kanë dhënë llogari shqiptarëve për qeverisjen 2005-2013 me postet që i patën “dhuratë” kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.
Në demokraci sejcili antëtarë i PD-së, sipas statusit të PD-së një anëtarë një votë kanë të drejtë të kundërshtojnë, konkurrojnë kryetarin e PD-së.
Por nuk mendoj se është momenti i duhur në këtë situatë kur zgjedhjet u manipuluan dhe u blenë me “paratë e krimit”, të kërkosh dorëheqjen e Kryetarit të PD-së, i cili duhet ta analizojë humbjen dhe besoj se do ta analizojë dhe marrë vendime politike në momentin e duhur!
PD këta ditë po merret me parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prilli, që do ti dërgohen institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të ligjit.
Shkodër Qershorë 2021
Për mendimin tim përgjegjës për këta politikanë është Sali Berisha që i promovoi në politikë po ndonjë kontribut të caktuar. Por falë njohjeve të rrethit të tij, këta personazhe morën më shumë se i’u takon në vitin 2005-2013.
Këta zotërinj me largimin e Berishës nuk lanë “gurë pa lëvizur” për të qenë pjesë e institucioneve drejtuese në PD. Në këta vite të opozitës kanë marrë shumë pak pjesë në aktivitetin politik të PD-së dhe në aksionet opozitare nga viti 2013-2021.
Grupimi “Për PD” përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha.
Bujar Nishanin e njohin të gjithë, një ish-komunist dhe ish oficer që ka mbrojtur bustin e Enver Hoxhës në Shkollën e bashkuar në vitin 1991.
Ish-oficerët në SH.B.A janë bërë edhe president, por një ish-oficer i Enver Hoxhës është e pa falshme të drejtojë shtetin në demokraci. Nuk po flas për nivelin intelektual dhe shkollimin por kur person nuk ka të bëjë aspak me idetë konservatore, por është vetëm një ish-komunist i konvertuar në demokrat.
Ky model nuk është në asnjë nga partitë liberal demokrate jo vetëm në perëndim por edhe në ish-lindje. Këtij modeli duhet ti vijë fundi në 2021 në P.D. dhe Nishani kërkon reformim të PD-së, duke qenë një person i pareformuar në formë dhe përmbajtje. I kujtoj Bujar Nishanit që ka qenë Kryetarë i Këshillit të lartë të Drejtësisë, që është kontestuar nga politika ndërkombëtare, kryesisht ajo amerikane. Bujar Nishani duhet të numërojë të larguarit nga Vetingu , prokurorët dhe gjygjtarët e larguar nga procesi i Vetingut që janë me qindra, pastaj të merret me politikë!
Të gjithë përgjegjësinë për ish-komunistin dhe delfimin e ish-Komitetit qëndror në grevën e studentëve Arben Imami, e mban Sali Berisha që e bëri ministër, një ish-gjeneral i bandave të jugut në 1997. Nuk ka më fyerje më të madhe për demokratët që Arben Imami të drejtojë politikën e PD-së mbas 2013 dhe demokratët e ndershëm. Me Arben Imamin dhe këta modele duhet të merret drejtësia e pavarur, kurse ai kërkon sot reformimin e PD-së!?
Edit Harxhi një e llastuar mike e rrethit të Berishës, dhe me disa problematika në diplomaci kur ka qenë Zv/Ministre, kërkon reformimin e PD-së, “mike e Fetullah Gylen”?!
Ky model diplomatik, është i papranueshëm dhe krijon shumë probleme me partnerët tanë dhe politikën ballkanike aktuale në rajon.
Po Arben Ristani cfarë aftësish ka për ta reformuar PD-në, kur nuk ka qenë në gjëndje të fitojë në qarkun e Vlorës dhe ka pasë probleme me zgjedhjet kur ka qenë Kryetar i Komisionit të zgjedhjeve?! Ishte gabim i madh që këta personazhe u promovuan në PD dhe sot prezantohen si reformator!
Edvin Kulluri, pa të drejtë emërohet Zv/Ministët i Mbrojtjes në 2008, mik i Arben Imamit, pa kontribut dhe profil politik dhe sot kërkon reforma në PD, kur postin e ka pasë dhuratë!?
Ibsen Elezi të kërkojë punë në Bankën e Shqipërisë, tek miku i tij Ridvan Bode sa të merret me reformimin e PD-së, nuk e njoh vetëm më kujtohet kur mori përgjigje nga demokratët në Kuvendin Kombëtar në vitin 2017!?
Endira Bushati hyri në politikë mbas një debati në TV me Fatos Nanon dhe pastaj e mbështetur nga Jozefina Topalli dhe miku i saj ish-pinjolli i komunizmit Ilir Rusmali. Indira ka drejtuar me shumë kontestime nga media dhe shoqëria civile AMAN, të drejtat televizive.
Endira Bushati nuk ka anjë kontribut politik në Shkodër dhe për mendimin tim e ka ulur shumë nivelin e përfaqësimit politik të Shkodrës, me deklarata pa vend gjoja në favor të PD-së dhe Berishës. Këta deklarata më shumë kanë ndikuar negativisht tek të rinjtë dhe publiku shqiptar, me formën, përmbajtjen dhe mënyrën e komunikimit dhe kanë ndikuar për të keq për gjykimin për qeverisjes së PD-së. Prejardhja e saj është e majtë, babain e ka pas ish-komunist në Fabrikën e cigareve në Shkodër. Të tjerët nuk i njoh, por përderisa bëjnë pjesë në këtë grup që nuk kërkojnë reformat të vërteta në PD, por kanë inate me Lulzim Bashën.
Në politikë inatet janë të paparanueshme. Nuk bëhet politikë me inatë! Një psikolog amerikan ka thënë se “inat” ka qeni.
Në vend që të shkruajnë dhe komentojnë zgjedhjet e manipuluara dhe të shkruajnë qoftë një status në FB kundër Edi Ramës, merren me Kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Facebook Comments

Related posts

Edi Rama ka humbur betejat në 7 vite dhe “luftën” me COVID-19

Eagle

Lulzim Basha, kryeministri i ardhshëm deri në integrim!

Eagle

Zgjedhjet në universitetet shqiptare, proçes fiktiv!

Eagle

Leave a Comment

2 + three =