Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

Grupi “frojdian” i PD-së, “inatin” e kanë me Berishën, por luftën e bëjnë kundër Bashës!

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

E quajta “Grupin për PD, frojdian” mbasi shohin “ëndrra me sy hapur”?! Frojdi ka shkruar një ese shumë interesante, “Kreativiteti dhe fantazia”, sesi një djalë i ri “ëndërron” të përvetësojë biznesin e shefit që e punëson si, pastrues në biznesin e vet dhe ai nëpërmjet vajzës së shefit, ëndërron të marrë në të ardhmen ( natyrisht në ëndërr) të gjithë biznesin e shefit!?
Edhe këta zotërinjtë dhe zonjat e Grupimit për PD-në, Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha, kanë një “fantazi të shfrenuar”.
Të gjithë këta personzhe pa shumë kontribute i ka promovuar Berisha deri në vitin 2013, më një mënyrë ose një tjetër.
Këta artistë politikanë, filluan të imitojnë Berishën, si flet më zë dhe sjellje. Filluan të sulmojnë Nanon, më zë dhe sjellje si Berisha, për tia bërë qejfin Berishës.
Dhe natyrisht imagjinonin ta zevendësojnë një ditë mbas dorëheqjes së Berishës!?
Në PD mbas 2013 fitoi një model tjeteër politik, Lulzim Basha!
Këta zotërinj dhe zonja mbasi nuk u bënë kryetarë të PD-së, kërkonin të ishin deputetë në 2021, puna më e mirë në botë!
Por Berisha duke qenë më inteligjent dhe me më shumë kontribute, i la në baltë, u zgjodh deputet, biles mori mbi 6000 vota!
Këta Zotërinjë dhe Zonja mbetën me “gisht në gojë”, falës “egos së tyre të shfrenuar” dhe tashti në realitet, inatin e kanë me Bashën, por në të vërtetë inatin e kanë me Berishën që i la në baltë, sipas tyre!
Konkurrimi real është i vështirë se konkurrimi i vërtetë, mbasi nuk kanë profil për Kryetarë të PD-së dhe janë jashtë loje
Si përfundim po e mbylli esenë e shkurtër, për të dhënë du mesazhe të koduara për Grupin për PD-në!
1▪️Fituesi nuk gjykohet!
2▪️Kalit dhuratë mos ia shiko dhëmbët!
3▪️Në politikë nuk funksionon “ëndrra frojdiane”, fantazia!

Facebook Comments

Related posts

Inteligjenca dhe politika

Eagle

Sa do t’i paguajnë puntorët në të ardhmen, biznesmenët shqiptarë?

Eagle

Shqetësimet frojdiane të një ish-zëdhënseje për PD-në dhe Zotin Basha!

Eagle

Leave a Comment

one + eight =