Përpjekja Shqiptare
Edukim

Gjon Milli

◾◾◾

Më 14 shkurt 1984, në Stamford, Konektikat, ShBA, ndërroi jetë fotografi i madh amerikano-shqiptar, i njohur më së shumti për punën e tij të botuar në revisten “LIFE”, në të cilën fotografonte artistë si Pablo Picasso. Lindur në Korçë nga prindërit shqiptar, Vasil Milli dhe Viktori Cekani, Milli e kaloi fëmijërinë e tij në Rumani, duke ndjekur Kolegjin Kombëtar “Gheorghe Lazăr” në Bukuresht dhe migroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923. Në vitin 1939, filloi të punonte si fotograf për revistën LIFE (një pozicion të cilin e mbajti derisa vdiq në 1984). Duke punuar me Harold Eugene Edgerton nga MIT, Gjon Milli ishte një pionier në përdorimin e instrumenteve stroboskopike për të kapur një sekuencë veprimesh në një fotografi. Në vitin 1944, ai drejtoi filmin e shkurtër “Jammin’ the Blues”, i cili u realizua në Warner Bros., dhe përmban interpretime nga Lester Young, Red Callender, Harry Edison, “Big” Sid Catlett, Illinois Jacquet, Barney Kessel, Jo Jones dhe Marie Bryant. Gjatë më shumë se katër dekadave, mijëra fotografi të tij u publikuan nga revista LIFE si dhe botime të tjera.

Me Picasson

Facebook Comments

Related posts

PUSHTIMI OSMAN DHE ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE ISHTE NJË FATKEQËSI APO NJË SHPËTIM?

Eagle

Tito: Serbët në 50 vite nuk do të dinë kush janë, pas 100 viteve nuk do të ekzistojnë! Unë i kam shkatërruar!

Eagle

Shkrimtari gjerman, Arnold von Harff: Ja si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe…

Eagle

Leave a Comment

sixteen − 8 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë