Përpjekja Shqiptare
Opinion

“Game over” për dyshen Berisha-Basha!

Nga Genc KODA

◾◾◾

Teatër terapia e dyshes Berisha-Basha po vazhdon edhe mbas përajshtimit të Sali Berishës nga parlamenti si person non-grata në Sh.B.A. Në fillim filloi me tone të qeta dhe tashti për tu bërë më të besueshëm para opinionit publik në Shqipëri dhe atij ndërkombëtar, Berisha ka rritur numrin e shpifjeve, ironinë, për Bashën dhe po tregon para mbështetësve të tij “budallallëqet” e Bashës, duke i kthyer takimet në estradë humori. Megjithëse më duket si lojë, a sillet burri i mirë në këtë formë, ku një javë përpara shan dhe pastaj shpif dhe sulmon kundërshtarin ose konkurrentin, ose bashkëpuntorin e tin?! Po ku kanë fëtyrë ky model politikanësh, të cilët përdoron të njëjtën mënyrë propagandistike në këta 30 vite! Ishte e turpshme mrëmë (edhe nëse e ka me të vërtetë sulim kundër Bashës) kur Berisha tregonte publikisht se cfarë kanë biseduar me Bashën në 2017. Ka të drejtë Zonja Kim, kur deklaron se: “Politikanët shqiptarë flasin për burrëri por janë të pa burra, mbasi deklasifikojnë bisedat”. Ky binom politik shumë mistershëm nuk do t’ë sjelli kurrë PD-në në pushtet dhe të dy mbrojnë aferat e njëri tjetrit, pavarësisht se zihen në publik dhe ndoshta mbas disa ditësh do të pinë kafe përsëri sëbashku. Përfaqësuesit perëndimorë janë të shqetësuar me performancën e kësaj dyshje të dyshimitë, me teatrin e tyre në këta vite. Është shumë e paqartë ardhja e Bashës në 2004 në PD, megjithëse pretendohet se e ka sjellë e bija e Berishës dhe po ashtu janë të paqarta edhe raportet Basha-Berisha në këta vite mbas 2013. Asnjeri nuk e din mirë se kush e ka mbështetur njëri tjetrin dhe cili bën ligjin në këtë debat shterpë. Të dy përpiqen tia hedhin fajin njëri tjetrit, pavarësisht se Basha nuk po prononcohet, por heshtja e tij pohon shumë deklarime të Berishës. Kjo lojë teatrore ka për qëllim, që opinioni publik të mos marri vesht kurrë se, a ia këkoj dorëheqjen Berisha në 2017, apo nuk ishte dakord Basha?! Kush i ka listat për deputet Basha apo Berisha në këta vite, apo ka negociuar i biri Shkëlzeni dhe e bija apo kunati i Lulzim Bashës?!
Berisha duhet të largohet se i ka bërë dëm demokracisë, zhvillimit ekonomik, integrimit të Shqipërisë në 30 vite në pozitë dhe opozitë. Basha duhet të largohet se punon për karrigen e PD-së dhe ka humbur 4 palë zgjedhje në këta vite. Si mund ta drejtojnë PD-në këlyshi e Bashës, sekretari “Një person Ndryshe” Gazmend Bardhi dhe të mbylli listat në Këshillin Kombëtar një i akuzuar si ish-spijun i sigurimit të shtetit Jemin Gjana?!
Dyshja Basha-Berisha pavarëisht se zihen në public, kanë vendosur për fatin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së!
Dyshja Basha-Berisha e ka humbur edhe në sy të ndërkombëtarëve me politikat e tyre kontraverse në këta 30vite!
Prandaj në PD duhet një figurë e pastër me fomim perëndimor që nuk ka të bëjë me dyshen Basha-Berisha dhe me 30 me vitet e tranzicionit.
Kjo lojë duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë, për të ardhmen e të gjithëve!
“The game over” duhet të jetë motivi në PD, për një parti perëndimore jashtë kornizave lindore dhe ish-komuniste!

Facebook Comments

Related posts

Shenjë se Rama po bie

Eagle

Një zakon të keq kanë demokratët sulmojnë njëri tjetrin…

Eagle

Prokuror PASKALI në vend te historianit Milo…

Eagle

Leave a Comment

three + 5 =