Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Gabimet e trasha të PD-së, të cilat ende nuk po i kuptojnë dot drejtuesit ”e hollë ” të saj…

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Sot me shume se kurre i duhet meshuar fort pa rregullsive, vjedhjes e masakres elektorale te 25 prillit prej Rames e bandes se tij kriminale e jo ikjes a qendrimit te kryearit te PD -Basha…te pakten keshtu gjykoj une me qetesi e llogjike e ftohte… edhe pse une kembengul fort per nje reforme te thelle brenda PD e cila te nise qe nga kryetari i saj e deri tek roja i deres se Selise Blu…

Gjithesesi mendoj se disa gabime te PD e Kryetarit te saj…te cilat une i gjykoj si te trasha vertet ne politik-berje e në vendim-marrje kane cuar ne situaten e sotme brenda se pares parti opozitare shqiptare…

Dhe ”cuditerisht” keto gabime te trasha ende nuk po kuptohen dot ashtu sic duhen kuptuar nga drejtuesit e sotem ”te holle ”te vete PD ndaj dhe situata vazhdon te jete e tille…. sa qe 25 prilli i humbur coi ne kete lloj shperthimi qe mund te kete pasoja jo te vogla per te nesermen e Selise Blu aq me shume kur Rama e banda e tij kriminale po e shperqendrojne vemendjen prej masakres elektorale…tek zgjedhja e kryetarit te ri te PD…tek shkarkimi i Presidentit Meta…tek 400 kg e kokaines kapur ne Kosove [ edhe pse legalisht hyne nga Porti i Durresit ] etj etj…

Fjala vjen….

Si pranoi PD te ulet per reformen zgjedhore ne te njejten tavoline me vjedhesin e votave te zgjedhjeve te kaluara ”termetin” Damian Gjiknuri… ne nje kohe qe duhet te insistonte qe ai te ishte nen hetim…e prapa hekurave per Dosjen 184…..etj etj ….e si pranoj perfaqesuesi i saj Bylykbashi te firmose po me Gjiknurin Mareveshjen e 5 qershorit ?

Dhe se cfare ndodhi me pas me mareveshjen e 5 qershorit prishur e grisur nga Rama e banda e tij kjo tashme dihet ndaj dhe No Comment…

Si pranoi PD ta lere gjithcka qe lidhej me kandidatet e saj per zgjedhjet e 25 prillit ne duart e kapterrit komunist Nishani e ne duart e besimin absolut te spiuneve te djeshem te rregjimit komunist Rruli e Mustafaj?

Dhe cfare ndodhi me pas kur vec te tjerave ju mbyllen dyert intelektualeve e demokrateve te mire e te pa korruptuar si R.Gurakuqi, H.Kosova, O.Stafa, I.Elezi etj dhe ndryshimi ju besua Tritan Shehut dhe aleances me Moniken… dhe 800 votave te grekut Dule ne Tirane …etj etj …edhe kjo dihet ndaj serisht No Comment.,…

Si pranoi PD qe ne krye te KQZ te emerohej Celibashi…kur dihej fort mire se cili ishte e c’perfaqesonte ai …dhe qendrimi i tij e i KQZ se tij ne zgjedhjet e 25 prillit dihej fort mire e ishte i pritshem…… ku dukshem anoi andej nga edhe ku pritej sepse Qeni leh atje ku ha… ndaj dhe No Comment …

Si pranoi PD te ishte ne perberje te KAS …Ilir Rusmajli kur dihen inatet e vjetra te tij me Seline Blu…kur dihet e shkuara e tij,.,…biografia familjare komuniste …dhe mjafton te vleresosh qendrimet e tija ne vazhdim tani kur po shqyrtohen ankimimet zgjedhore te PD , LSI etj …kur eshte i vetmi qe egersisht kundershton marrjen ne shqyrtim te provave e dokumentacionin plotesues nga institucionet etj etj vetem e vetem pse keto mbajne autoresine e PD… dhe nxjerrin lakuriq banden kriminale te Partise – shtet ne masakren e tyre te 25 prillit…edhe kjo besoj se dihej qe me pare ndaj serisht No Comment…

Sepse vetëm rastet e Beratit e Gjirokastrës tani për tani flasin aq shumë për kasaphanen elektorale të Ramës e bandës së tij kriminale saqë vaj halli se cfare ” thesaresh ” do dalin kur të shqyrtohen edhe Elbasani, Fieri, Durrësi, Vlora, Korca e sidomos Tirana….

Si ka mundesi qe per zgjedhjet e reja te 13 qershorit ne PD …po kjo PD e sotme cakton si kryetar te komisionit ne fjale karten e djegur me emrin Jemin Gjana….fanatikun e veteranin e se keqes brenda kesaj force politike prej vitesh e vitesh…ku mjafton vetem deklarata e tij e fundit bere dje se…statuti i PD nuk e permban doreheqjen e Kryetarit dhe besoj se cdo lloj komenti tjeter do te ishte serisht i tepert….

Si ka mundesi qe PD i ka ende antare te saj …Nishanin, Rrulin, Mustafain, Imamin, Ristanin, Kullurin, Dollapin, Kadillin, Boden, Jozefinen, Patozin, Rudinen…Bozdon, etj etj …te cilet cfare nuk kane bere kunder saj e ne emer te saj aq sa mjafton fakti qe Arben Imami mori kallashin e hipi mbi Tank duke na kercenuar me jete te gjitheve ne…dhe paskesaj ne e beme Minister te Mbrojtjes…dhe No Comment….

Si ka mundesi sot PD po lejon ca figura anonime e shkarravina me plot gojen qe te bejne politiken e saj mediatike apo edhe ”agjenturale” duke filluar prej njefare pseudo analisteje nga pertej Atllantikut me emrin Evi Kokalari qe ben sikur di gjithcka e faktikisht nuk di absolutisht Asgje…apo edhe njefare ish Oxfordisteje me emrin Mirela Bogdani …nje islamo-fobisteje e nje antishqiptareje te terbuar se ciles PD e sotme po i beson aq shume e po ja hap dyert e dritaret aq shume sa druaj se shume shpejt poshtersite e pa fundme te kesaj ”profesoreshe” qe po luan rolin e Mata Harrit te dekadave me pare do ti bejne nje dem kolosal e te pa riparueshem…saqe do ti bjere catia mbi koke e askush nuk do ti shkoje me per ndihme….

Si ka mundësi që PD e Kryetari i saj nuk ” u gjetën në vendin e në kohën e duhur ” në ngjarjen e rrevoltes se kuksianeve në rrugen e Kombit….në ngjarjen e Astirit…në shembjen e Teatrit Kombëtar…në Protestën e Studenteve… apo më pas edhe u tremben e u zbythen nga frika e kërcënimit të amerikanit Dhender- Serbije…Palmer?

Ka edhe plot te tjera …ndaj PD e sotme e Kryetari aktual i saj duhet te reflektojne urgjentisht e fuqishem per sa me siper …edhe pse jane tmerresisht vone…por me mire vone se Kurre !

A

Facebook Comments

Related posts

Jo përçarje kombëtare por zgjim kombëtar !

Eagle

Rama …ky zbythës i neveritshëm e frikacak i lindur …

Eagle

NE…populli trim, patriot, punëtor e liridashës…

Eagle

Leave a Comment

three + thirteen =