Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

FJALIMI I FRONEZIMIT TË MBRETIT PERPARA PARLAMENTIT

◾◾◾

« Zotni,

Në mesazhin qi Ju drejtova para ca ditve, Ju përshëndetsha tue Ju urue sukses Ju, Etënve të Kombit.
Sot po Ju drejtohem si shok bashkëpuntorë t’idealit të përbashkët.
N’asht se në fjalimin t’em nuk do të gjeni fjalët e nalta të krenave të ndershëmë të stolisun me kunorë, të mos çuteni.
Se un shof Kryesin e Shtetit shqiptar, në të cilin titull qoft, shëmbëllturën besnike të Popullit dhe shërbyesin të palodhëshëm të Atdheut.
Sot, në minutën qi ngarkohem me detyrën e randë e të naltë të Shtetit prej vullndetit e dëshirës së Popullit të çfaqun me vendimin e ndërgjegjs s’Uej, do të veproi tue marrë parasyshë responsabilitetin moral, të cilin, herët a vonë, din t’a çmojë populli Shqiptar me nji energji të pakufishme për naltësimin e vendit.
Bota e ka marrë vesh se po të lehen të qetë edhe bijt e Shqipes, mund të krijojnë nji Shtet.
Mbas sodit detyrën e kemi ma të randë se duhet t’i diftojmë botës se edhe Shqiptari, si çdo popull i qytetruem, mund t’a marrë kulturën, e cila asht pasunija e të gjithve edhe ideali i botës mbarë. Vetëm në këtë mënyrë, tue i sigurue vendit t’onë një t’arthme të mirë, mund të paguajmë nji detyrë historike.
Në regjimin e ri, Shqipnija, ka me qënë nji faktor paqsuer në Balkan.
Relasjonet qi ekzistojnë sot me shtetet fqij e dashamirë shpresojmë se do t’i forcojme edhe ma tepër.
ZOGU me shokët e vet, jo vetëm qi do të mprojë të drejtat kombtare, por edhe kur të jetë nevoja, me dorën e tyne të pa dridhun, do ta shtyjë popullin trim Shqiptar për me i arritë qëllimit të naltë, atij idealit qi na ka falë natyra edhe na i ka skënjue historia, tue naltësue edhe vendin në sheshin e qytetrimit.
Si të mbaroni detyrën e shenjtë, të ktheheni në vendet t’ueja t’i thoni Popullit sovran se Prijsi i tij, e shef vehten si çdo Shqiptar edhe me sa shpejtësi e enthuziasmë e keni vue ne Fronin e Gjergj Kastriotit, aqë me shpejtësi e kënaqësi keni me e gjetë gjithmonë gati me i sakrifikue të gjitha, në asht nevoja edhe jetën, mbas dëshirit të tij dhe për të mirën e vendit.
Zotni, dalshim faqebardhë përpara historis.»

▪️Marre nga A. FRASHERI, Si u shpall Monarqia dhe u prokllamua Mbret i Shqiptarve, NMT Zog I, Revista Diana, Tirane, shtator 1938, ff. 13-15.

Facebook Comments

Related posts

Kuvendi kishtar i Matit i vitit 1462 dhe formula e pagëzimit

Eagle

Përplasje fizike mes shqiptarëve dhe stafit të regjisorit serb në New York

Eagle

Vanity Fair: Prishtina,një kryeqytet i ri evropian

Eagle

Leave a Comment

fifteen + 2 =