Përpjekja Shqiptare
Art Shqipëria Natyrale

Festivali “Aktori i Europës” Resnjë, MV: “Katër epoletat” apo shfaqje kulmore të cilës të gjithë i përkulen me respekt!

Nga Agron GËRGURI

◾◾◾

Prespa apo skena ku triumfoi teatri

Mbrëmë më: 8.07.2022 në Festivalin “Aktori i Europes” trimfoi teatri si shprehje unike e komunikimit midis njerzëve me shfaqjen “Katër epoletat” e Haqif Mulliqit autor dhe regjisor me aktorët: Ismet Azemi, Basri Lushtaku dhe Adem Zhitpotoku, produkcion i Teatrit “Muharrem Qena” Mitrovicë.

Njeriu, lufta dhe vdekja

Gjeneralët e Mulliqit Alfador dhe Betador pas shumë luftërave, vrasjeve e shkatërrimeve arrijnë deri tek pyetja dilematike “kush ishte armiku ynë”. Absurdi i kthen tek e vërteta se armiku i njeriut është vetë njeriu…
“Ti zdeshim uniformat tona e të maskohemi si njerëz” thonë gjeneralët kur ora e vdekjes u troket si vetëdijësim se sa larg ka ikur njeriu nga natyra e tij nga ajo që e quajmë dhe e ndjejmë si dashuri të cilën e ka mundur urrejtja duke prishur botën e shpirtit dhe tashmë nuk e gjejmë dot as rrugen e vdekjes.

Këtu e vë theksin shfaqja “Katër epoletat” e cila u cilësua si një mrekulli teatrore e drejtuar nga Haqif Mulliqi me aktorët brilant Ismet Azemi e Basri Lushtaku të ndihmuar nga Adem Zhitopotoku.

Kjo shfaqje për të satën herë dëshmon shumdimensionalitetin dhe shumëkuptimësinë e veprës e cila edhe pse e shkruar tash e 40 vjetë më parë, nuk pushon së referencuari domethënie të kohës aktive duke argumentuar artistikisht bindshëm nevojën e ndrydhjes të së keqes për të cilën as vdekja nuk është dënim i mjaftueshëm.

Regjisura dhe interpretimi në harmoni kozmike

Regjisura vërejtshëm e pahetueshme tërësisht në funksion të lojës së aktorëve e nisur, thuaja se, gjatë shkrimit të dramës dhe e plotësuar me idioma teatrore të cilat u adoptuan mrekullisht në shkallët e Qendres Kulturore ne Resnjë të MV deri në konstatimin se ky është teatri i Haqif Mulliqit i cili si dramaturg dhe regjisor funksionon me përpikëmëri duke arritur që kreativisht të shndërroj secilën hapësirë në kuptimet e kërkuara teatrore (lexo jetësore) duke e ambientuar në mënyrë fantastike shfaqjen edhe në rrethanat e gjetura përkatësisht në hapësirën të cilën e ofrojë organizatori i festivalit “Aktori i europës” në Resnjë të MV.

Drejtuesi i festivalit Jordan Plevnes, pastaj aktori, Meto Jovanovski personalitet i shquar i artit në Maqedoni dhe jo vetëm, spektatorët, të gjithë iu përulen me respekt shfaqjes të cilën e cilësuan si nder i jashtëzakonshëm për Festivalin, e cila përkundër barrierës gjuhësore u përcoll dhe u vlerësua me cilësime kulmore si njëra ndër ngjarjet teatrore më të naltësuara në festivalin “Aktori i Europës” përgjatë njëzet viteve të organizimit të tij. Shfaqja shquhej për thuaja në gjithē përbërësit e saj duke veçuar këtu perveç regjisurës edhe aktrimin brilant të Ismet Azemit e Basri Lushtakut. Nuancimi i karaktereve të cilat sa shkriheshin në njeri tjetrin, aq ishin të veçant, diksioni i pastër, intonacioni, lëvizjet, krijimi i situatave nga loja në situata, temporitmi i “kurdisur” mirë, dinamika e veprimit skenik që të mbanet lidhur me shfaqjen, ishin disa nga shprehjet interpretuese të aktorëve si vija e parë e fronitit artistik, të cilët me gjithçka që bënë në skenë dëshmuan se vërtetë janë aktorë të kalibrit europian. Andaj duartrokijet e gjata u shoqëruan me bravo, bravo…!

Teatri si politikë dhe politika si teatër

Komponimi i regjisures me aktrimin kulminant të dyshes Azemi, Lushtaku, me ndriçimin funksikional të Murat Kajtazit muziken e Haki Mulliqit dhe dekorin e përzgjedhur nga autori funksionuan me një harmoni kozmike duke na shëtitur nëpër labirinthet e jetës dhe të ekzistencës njerëzore, pushtetit, dhunës, dilemave, dyshimit dhe pendimit deri tek zbrazëtia shqetësuese që lë pas vetes mungesa e dashurisë e cila përfundon me këngën e mjellmes në shpirt në koncertin e vdekjes si gjykim.

“Katër Epoletat” ku harmonia e trajtimit skenik ngrihet në art

Duke shikuar shfaqjen, ndjerë shqetësimet shqyrtuese, dëgjuar vlerësimet superlative s’ke se si t’i ikje emocionit dhe ndjenjës së përmbushur të krenarisë me këtë prezantim bravuroz që e kthen besimin tek fuqia e teatrit si detektor i të vërtetës me shfaqjet si “Katër epoletat” ku harmonia e trajtimit skenik ngrihet në art dhe bëhet digë e sërkeqjes që prodhojnë shfaqjet tallava dhe ato bulevardeske. Teatri mbetet një nga pistat e ndryshimit apo të ndryshmes prosperuese të cilën gënjeshtërisht e proklamon si premtim politika, sepse teatri është vërtetë politikë porse politika nuk bënë të shndërrohet në teater apo më saktë thënë teatralitet.
Bravo me një mirënjohje falenderuese!

▪️Autori është magjistër i dramaturgjisë, regjisorë, dhe njëri prej kritikëve më të shquar të teatrit në Kosovë.

Facebook Comments

Related posts

Besnik Mustafaj është një shkrimtar tepër i rëndomtë, mesatar për rrethanat shqiptare

Eagle

Historia e hotelit legjendar në Nju-Jork

Fra Ndoja

Ibrahim Hoxha: Ju tregoj vrasjen e babait tim Dautit

Eagle

Leave a Comment

5 × 4 =