Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Evi Kokalari shpjegon Kreshnik Çollakun dhe Apollon Braçen

Nga Evi KOKALARI

◾◾◾

Një miku im më dërgoi këtë video sot, për të më treguar këtë Apollon Braçen (që s’e njoh), me që ‘një farë Kokalari’, e paska shokuar që përsërit gënjeshtrat e Donald Trump. Po qe s’e e njeh njëri, të lutem dërgojni të falat e mia dhe i thoni që Kokalari, donte të të theksonte që individ si ty janë ‘faqja e zezë’ e vertet e historisë së Shqipërise dhe fakti që ne s’dalim dot nga llumi!!

Ky gjithashtu thotë që John Alite mund të ketë lidhje me familjen e Enver Hoxhës në bazë të një shokut të tij me të njëjtin mbiemër që kishte të bënte me Enverin. Kjo konkludon nivelin akademik të tij. Kaq për Apollon.

Në fakt arsyeja e vërtet që vendosa ta ndaj këtë video dhe të komentoj mbi të, nuk ishte Apollo i Demokracisë Shqiptare, por Kreshnik Çollaku që për mua përfaqeson PD, dhe për hir të debatit, po i drejtohem publikisht.

Më vjen mirë që Kreshniku e njeh Diasporën këtu në Amerikë dhe e kupton sinqeritetin tonë. Gjithësesi, Diaspora këtu ka shumë pikëpyetje për Partin e së djathtës në Shqiperi:

1▪️Fillimisht – ku anoni politikisht, se kjo kundërvenje Trumpit duke aluduar që ai i nxiti sulmet e 6 Janarit, janë pak naïve dhe tingëllojnë si britmat e majtistëve. Në fakt, sulmet ne Kapitol ishin të planifikuara shumë më parë se fjalimi i Trump. Kryesorët që e drejtuan këtë sulm janë anëtare të ‘Black Lives Matter’ & ‘Antifa’. Kryetari i “Proud Boys” dyshohet për punë të dyfishtë. Sigurisht që ne Amerikanët e thjeshtë, jemi të indinjuar me vjedhjen e votave, por në asnjë mëyre nuk jemi për sulme agresive si ajo e 6 Janarit. Dhe uroj që dhe ju të PD në Shqipëri, kur Edi Rama t’ja u vjedhi pushtetin serish në 25 Prill, të mos bëni sulme fizike kundrejt Kryeministrisë, Parlamentit apo popullit. Ti vetë ma ke konfirmuar mundësinë e dhunës nëse votat vidhen sërish në Shqipëri dhe kjo është problematike.

2▪️Më vjen gjithashtu keq që akuzoni Donald Trump që nuk ju përkrahu në zgjedhjet mbasi ju si opozitë braktisët Parlamentin & zgjedhjet. Fakti është që Donald Trump nuk dorëzohet kollaj dhe nuk ka pikë respekti për ata që dorëzohen. Braktisja e Parlamentit tregoi dobësi nga ana juaj, ishte një gabim strategjik që nuk duhet t’ja lejonit vetes, dhe të presësh për Amerikën t’ju vij në ndihmë mbas një bllofi që ju shpërtheu juve në fytyrë, nuk është aspak diplomatike, madje eshte ofenduese për atë pjesë të Diasporës që ju do, dhe ju mbështet.

3▪️Dega konservative e Diasporës Shqiptare në Amerikë, ndërkohë që ka dëshirë të fortë t’ju përkrahi, ka shumë pikëpyetje si me lidhjet dhe simpatitë tuaj me Partinë SOCIALISTE të Albin Kurtit, dhe gjithashtu me faktin që ju si Parti zgjodhet pikërisht kompaninë e vëllait të John Podestës, (shef fushate i Hillary Clinton), për të bërë lobim në Amerikë. Nëse ju menduat që firma e Podestës do t’ju ndihmonte më shumë, kjo tregon që udhëheqja e PD’së ka aftësi të limituara për sa i përket finokërise diplomatike. Eshtë vështirë të ndërtosh relacione të shëndetëshme me simotrën tuaj këtu në Amerikë nëse keni krizë identiteti politik. Ndërkohë lidhjet e ngushta të Hillary Clinton me George Soros, janë fakte tashmë të super konsumuara nëpër media. Lidhjet e Sorosit me Edi Ramën, nuk besoj se keni nevojë ti analizojmë. Pyetja e vetme ngelet: Ç’ju lidh juve me Podestën?

4▪️Duke patur fakte të vjedhjeve të votave në Shqipëri, është e turpshme ti quash akuzat e Donald Trump për vjedhje – ‘aludime’! Jo vetëm nuk janë aludime, por fakte që janë paraqitur në senatet e shteteve të Michigan, Pensilvania & Georgia, meqënëse gjykatat lokale nuk i pranuar fare paditë, që do të thotë nuk i dhanë shansin Donald Trump ti paraqiste faktet e vjedhjeve. Megjithatë, lufta jonë nuk ka mbaruar. Madje, këto javë do paraqiten paditë e Donald Trump, Sydney Powell & Lin Wood në Gjykatën Supreme Nëse Gjykata Supreme do ti pranoj, kjo është çështje tjetër.

5▪️Ne, mbështetësit e Trump dhe Donald Trump vetë, nuk besojmë në dhunë, luftra, korrupsion dhe skllavëri. Ne i jemi besnik Kushtetutës së Amerikës, mbi bazën e të cilës Amerika ka fuksionuar për 243 vjet. Ne jemi kundër korruptimit të kujdo Partie, qofshin ata të të majtës apo të të djathtës. Urrejta më e madhe ndaj mbështetësve të Trump & Trumpit vetë, është pikërisht që korrupsioni për ne nuk njeh Parti, prandaj luftohemi nga të dy anët dhe kemi simpatizantë nga të dy partitë.

6▪️Së fundmi dua të të kujtoj që ‘popullist’ si rrymë politike sa po ka filluar, dhe nuk po merr fund siç thua ti. Në fakt, PD’ja po qe e zgjuar dhe i bashkangjitet kësaj rryme, do ketë shumë sukses në të ardhmen. Ndryshe, është frikë që do e nxjerrin kokën dhe në Shqipëri këta ‘popullistët’ dhe do t’ju marrin në qafë të gjithëve – PD, PS, LSI e me tjerë me rradhë.

Jam më se e gatshme ti debatoj keto pika dhe mundësisht publikisht, sepse kjo është një temë që na intereson jo vetëm ne të Diasporës, por dhe shumë Shqiptarëve në Shqipëri & nëpër botë, që mbështesin Donald Trump.

◾Linku i emisionit https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=218836513117490&id=850236315043909

Facebook Comments

Related posts

Kush ishte babai i Nënë Terezës?

Eagle

Shqiptarët, kufijtë dhe Fuqitë e Mëdha

Eagle

Kuvendi kishtar i Matit i vitit 1462 dhe formula e pagëzimit

Eagle

Leave a Comment

17 − 5 =