Nga Gani MEHMETAJ
◾◾◾
Kur pas Luftës së Parë Botërore Franca i dha kredi Serbisë për armatim e modernizimin e policisë, atëbotë shtypi francez i shqetësuar, pyeste qeverinë e vet: si do ta kthejë Beogradi kredinë? Me kumbulla të rakisë e më derra të Serbisë, nuk e mbulon borxhin, ndërsa industri nuk kanë, vajtonin francezët për paratë e humbura. Beogradi industri nuk ka as sot, por është prodhuesi më i madh në Ballkan i kumbullave të rakisë e i derrave.
Pa e ditur përvojën e hidhur të francezëve, dashamirët e mi në FB, të ekzaltuar pas takimit të Ramës me kryeministrin serb në Nish më patën thanë:
“Serbia premtoi investime të lakmueshme në bregdetin shqiptar!”
Ku do t’i marrin paratë, e pyeta njërin nga ta, që shtihej nacionalist i thekur. Nuk e dinte, por besonte se ata kanë para të fshehura. Më lindi dyshimi edhe mua: se mos i kanë fshehur serbët dinakë paratë nën dyshek për bregdetin shqiptar! Dikur qesha me shqiptarët naivë: sa pak dinë për Serbinë e sa shumë e himnizojnë, si dikur Partinë.
Turqia ka investuar 3 miliard dollarë në Serbi, shtetet arabe edhe disa miliardë të tjera. Sikur t’i kishin serbët paratë e tyre s’do të lejonin që të futej kapitali turk e arabë, por nuk i kanë, sepse Perëndimi nuk ua jep asnjë qindarkë.
Me se do t’ua kthejë Serbia borxhin turqve e arabëve? Me derra të majmur e me raki kumbulle? Me prostitute serbe që i kanë mbushur hotelet turke e arabe?
Sigurisht edhe hotelet shqiptare do t’i mbush me prostitute.
Serbia është eksportuesja më e madhe e prostitutave në Gadishull, ndërsa e dyta në Evropë pas Rusisë.
Prostitutat serbe janë i vetmi eksport që i sjellin fitime Beogradit.
Dashamirët e mi në FB nuk e dinë se serbët e shkret e presin shpëtimin nga Allahu.
Arabët u premtuan t’ua modernizojnë kryeqytetin mbi ujë, turqit metalurgjinë dhe infrastrukturën.
“S’ke pse i urren serbët. Të gjithë do t’i kthejmë ne fenë islame”,
me pati thënë një djalosh 25-vjeçar, me mjekër të gjatë vehabi e pantallona mbi zog të këmbës, ditë më diell në një rrugicë të lagjes sime, në kryeqytet.
Mbeta i shastisur nga ky lajm-bombë!
Lum si serbët që do bëhen myslimanë e të lumtë shqiptarët e ekzaltuar që besojnë në serbë.
Facebook Comments