Përpjekja Shqiptare
Opinion

Edifati!

Nga Agim POPOCI

Edi Rama është çmendur! Këtë togfjalësh e dëgjojmë shpesh ndër qytetarë, kur revoltohen se i gënjen dhe i kanë dhënë votën, kur shkatërron institucionet, kur shembë shtëpitë, kur shembë Teatrin Kombëtar dhe së fundi kur vuri dorë edhe mbi simbolin kombëtar.

Por sa qëndron ky togfjalësh?! Nëse shikojmë trajektoren e lëvizjes së tij në politikë, nuk rezulton se Edi Rama është çmendur. I tillë ishte që kur i përfundoi mandati si refugjat francez dhe mori në dorë Ministrinë e Kulturës.

“Erdhi, mbuloi zhulin e ministrisë me bojë të kuqe. Kjo është kultura e këtij zhulsi ministër!” Ky ishte përkufizimi epik i rojës tek Ministria e Kulturës ndërsa shqiptarët po mburreshin me ministrin që kishte sjellë Fatos Nano nga rrugët e Parisit.

I tillë mbeti, zhuls me furçë në dorë, duke lyer poshtë e lartë, aty ku shkonte, dhe brendësinë e la të qelbur, jo se nuk dinte të bënte më mirë, por e pa që nuk ka se pse ta bënte. Dhe, ndodhi zgjedhja si kryebashkiak i Tiranës ku ai u tjetërsua dhe sofistikoi edhe çmendurinë e tij.

Në Zyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës u përballë me shumë pikëpyetje, por pikëpyetja më e madhe për të ishte, pa dyshim: “Po si më bënë mua kryetar bashkie?!”

Si nxënës i bolshevikut Noli, përgjigjen e gjeti tek miku i babit të tij, diktatorit të çmendur bolshevik shqiptar, Enver Hoxha. Ky i çmendur, Stalin dhe Tito nuk u bë dot ama në Kalifatin e tij e pa se me këtë popull edhe mund të bëhet Kalif.

Kur arriti që besimtarët në ekstrem, me vetëm një aksion represiv komunist,ti bëjë popull laik në ekstrem, e vërtetoi se gjithçka mund të bëjë në këtë vend. Pa qenë pasardhës ose mëkëmbës i asnjë gjëje në bot, injoranti Enver Hoxha u bë Kalif në Kalifatin e tij të cilin e sundoi deri sa ngordhi.

Pra, duke mbajtur si udhëheqjen shekullare (laike) ashtu edhe atë fetare në dorën e tij, dhe duke i dhënë kënaqësi se është në kundërshtim me doktrinën e Muhamedit (sipas sures 112 al-ihlās) modeli i Enver Hoxhës i ngjiti.

Duke qenë edhe nxënës i Nolit dhe duke e ditur në këtë mënyrë se sipas doktrinës ortodokse islamike sundimi i ligjshëm është i mundshëm vetëm në kalifat, e Kalifit i besohet udhëheqja politike dhe fetare, derisa teologët dhe juristët islamik Kalifatin si institucion e bazojnë tek Kurani e ky kishte para vetes një Kushtetutë, çështja ishte e zgjidhur, ky do ta bazojë tek Paligjshmëria. Kështu dhe bëri!

U pa me kamionë të huaj duke pastruar Tiranën, nuk i pagoi ama ju dha leje ndërtimi; U pa me sopatë në dorë dhe jo duke bërë shkresa në mënyrë që shtyllat elektrike të largohe nga rruga; U pa duke gërthitur nëpër bashki dhe duke larguar nga puna në mënyrë arbitrare të padëgjueshmit ose jo. Për rrugën ligjore nuk çante kokën; U pa duke përdorë policinë bashkiake për nevojat e tij personale. Kur Fatos Nano i lidhi këta policë ordinerë ai uli kokën, por nuk është se hoqi dorë nga përdorimi i tyre, dhe me kryeministër Berishën arriti të mbrojë ndërtimet pa leje të miqve që të mos shemben; U bë një komision hetimor pranë Parlamentit të Shqipërisë dhe me mënyrën e paligjshmërisë së tij e kaloi edhe këtë stuhi; I futi flakën kryeqytetit më 21 Janar dhe nuk u përgjigj para ligjit. U quajtë asgjë më shumë se i çmendur, dhe ngeli i tillë ama u bë kryeministër; Me policinë e ushtrinë nën kontroll u bë tashmë edhe Kalif legjitim, dhe urdhrat e tij u bënë detyrim i përgjithshëm ashtu sikur se “fard kifaja” për Rilindjen e tij dhe “kifaja” për ministrat që përzgjodhi nga bota injorante e kombit shqiptar.

Kaq i mjaftoi që me ata të cilët kryenin detyrimet e “fard kifas” së tij të krijoi Edifatin, për të cilin në projeksionin e tij ai do të përcaktoj edhe Edifët pasardhës, pa u tronditur nga frika nëse mund të shfaqet ndonjë Mahdi (shpëtimtar) me këtë popull të cilin e varfëroi, e poshtëroi dhe tani po e sundon plotësisht.

Sot Edifati, me këtë fuqi politiko-ushtarake që ka dhe drejtohet nga paligjshmëria është rrezik kombëtar, dhe bota e injoron ashtu siç veproi përgjatë historisë së njerëzimit me Kalifatet e ndryshme.

Cili do të jetë fundi i Edifatit?! Historia ka treguar se fundi i një kalifati mund të bëhet me abrogim siç ishte rasti i Kalifatit të Osmanëve, kur pas themelimit të Republikës së Turqisë më 1923, qeveria turke e abrogoi kalifatin më 1924 përmes Ligjit 431; Ose rasti i Kalifatit të Omdurmanit në Sudan i cili ekzistoi 15 vjet dhe u rrëzua më 1898 nga forcat e armatosura anglo-egjiptiane.

Ndërkohë historia moderne ka treguar se Kalifati është krijuar edhe në rrethana të ndryshme nga Edifati, kur janë përplasur interesat e fuqive të mëdha, por për shuarjen e rastit të fundit me ISIS, ndërhyrja ndërkombëtare i dha fund Kalifatit i cili ndërtoi por edhe shkeli mbi trashëgimi kulturore, Teatër dhe simbol kombëtar.

A do të jetë ky rasti me Edifatin mbetet për tu parë.

Paparashikueshmëria nuk lind nga fakti i fuqisë politiko-ushtarake që ka Edi Rama por fakti se këtu nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edifatin e bënë më komod për të vazhduar shkatërrimin, vjedhjen, represionin…

©Pafrikë.al

Facebook Comments

Related posts

Enida Bozheku: O pabuks që shisje fiq si guxon e na tregon mizerjen…

Eagle

Mendësia

Eagle

Le të jemi altruistë

Eagle

Leave a Comment

seven + 13 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë