Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

Edi Rama ka humbur betejat në 7 vite dhe “luftën” me COVID-19

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Nëse ka qeveri në botë që qeverisë vendin në kompjuter është Rilindja virtuale e Edi Ramës. Duke shfytëzuar situatën e jashtëzakonshme botërore vetëm për propagandë dhe përfitime politike zgjedhore dhe përfitime materiale, Edi Rama është transformuar në një “Bloger virtual”, që qeveris shumë keq vendin. Në pamje të jashtme duket se qeveria po ushtron kompetencat e saja, por në të vërtetë Rilindja e Edi Ramës dhe ministret e saj vetëm bëjnë propagandë. Njerëzit kanë mbetur të vetëm dhe të pa shpreës në luftën me COVID-19.
Faturat e ilacave shumë të shtrenjta dhe situate psikologjike e pashpresë, janë treguesi më i vërtetë që kjo qeveri e ka humbur luftën me COVID-19.
Edhe në shtetet e zhvilluara në botë, qeveritë nuk qëndrojnë gjithë ditën në kompjuter dhe media duke bërë propagandë, por janë në terren duke luftuar me situatën e jashtëzakonshme.
Edi Rama me ironitë e tija tallëse me njerëzit, përmend fjalën luftë vetëm e vetëm për të krijuar anarki dhe një gjendje depresive, që shqiptarët mos t’i kërkojnë llogari qeverisë, por opozitës që akuzohet cdo ditë nga Kryeministri në ikje me turp dhe zullume.
Një qeveri si Rilindja dhe Edi Rama e kanë të pamundur të qeverisin më shumë vendin, mbasi i kanë humbur të gjitha betejat në 7 vite dhe tashti humbën dramatikisht luftën me Pandeminë.

Facebook Comments

Related posts

Fisi i Kastratit të Malsisë së madhe, Castrum, Kastriot

Eagle

Rilindjes së Edvin Ramës, nuk i intereson shëndeti i shqiptarëve

Eagle

Edi Rama i përzuri kundërshtarët, për t’i sunduar shqiptarët e mbetur në 8 apo më shumë vite!

Eagle

Leave a Comment

three × four =