Përpjekja Shqiptare
Politikë

Edhe 104 ditë…⏳

Nga Dritan SHANO

◾◾◾

Nuk ka asnjë dyshim se Grupi i Strukturuar që ka kapur pushtetin në Shqipëri, asnjëherë s’ka patur qëllim mirëqeverisjen e shqiptarëve, por grabitjen e tyre përmes ligjeve, VKM-ve, taksave, borxhit publik, në favor të një numri të kufizuar njerëzish të cilët mund të identifikohen lehtësisht si përfitues të PPP-ve nga më absurdet në planet, si përfitues shumë të kufizuar të B2B pas marrëveshjeve qeveritare, si dhe tek buletini i prokurimeve publike. E gjithë kjo ngjyhet në arrogancë, dhunë shtetërore ndaj kujtdo tjetër që nuk është pjesë e Grupit, me bindjen e pandëshkueshmërisë, dhe me idenë se çdo palë tjetër mezi pret të vijë në pushtet për të bërë të njëjtën gje, dhe se i ka kot pretendimet se do bëjë drejtësi e transparencë. Ergo, “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”.

Kjo sjellje do të vazhdojë me vrull e këmbëngulje deri në minutën, deri në sekondën e fundit që ky Grup i Strukturuar do ketë pushtetin. Mos kini asnjë dyshim për këtë. Askush mos mendojë se aferat si ajo që na u shpërfaq nga arroganca e darkës tek Nusreti do ndalojnë. Fotografia e cicërurar e asaj darke ishte që ne të silleshim si budallenj – se “kur gishti tregon heëneën, budallai shikon gishtin”. Lista do vazhdojë të shtohet. Cicërimat që na i shesin këto afera si punë të nderuara, po ashtu do vazhdojnë – si strategjia naziste e relativizimit të së keqes e cila ka dominuar komunikimin e qeverisë dhe mediave me shqiptarët. Ato do vazhdojnë, njësoj siç buxhetet e shtetit as nuk ndryshuan në 2020 dhe 2021 për të mbrojtur ekonomine dhe punësimin në këtë vend nga dëmet e tërmetit dhe pandemisë, por vijuan të paguanin konçesionarët sikur të mos kish ndodhur asgjë.

Asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë së 26 Prillit 2021 – ky është nxitimi, urgjenca, sherri, ankthi, lajtmotivi i këtij grupi njerëzish që janë ënjtur duke grabitur Shqiptarët, dhe kanë vendosur në gjithë këto vite paranë publike në shërbim të tyre. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e di këtë, apo që mendon apo shpreson se ky Grup do ndalojë, do i vijë turp papritmas, apo do kthejë rrugë.

E vetmja mundësi që ekonomia e Shqiptarëve të çlirohet nga kurthi i këtyre PPP-ve apo marrëveshjeve është zbatimi i ligjit Antimafia, apo çdo mekanizëm tjetër ligjor e kushtetues që ua shkul pasurinë që i kanë vjedhur shqiptarëve me “legalitet”.

Në gjykimin tim, ne kemi nevojë për transparancë në harxhimin e parasë publike – atë që u merret shqiptarëve si taksa e si borxh publik. Transparenca por mbi të gjitha ndershmëria dhe rregullat e barabarta në tregun e financave publike do mund të vendosen nga një reforme e thellë në legjislacionin e Prokurimeve Publike në favor të konkurrencës së lirë dhe të ndershme, dhe forcimit të barabartë të biznesit.

Edhe 104 ditë deri më 25 Prill …

Facebook Comments

Related posts

Nga dorëheqja e Valdrinit te dorëheqja e Ramës!

Eagle

Ambasadoruci

Eagle

“Shkëlqimi” i mungesave në partinë e Patozit

Eagle

Leave a Comment

16 − sixteen =