Përpjekja Shqiptare
Opinion

E FUNDIT PËRPARA GARËS

Nga Lirim K. NEZHA

◾◾◾

Si një njeri që e ndjek politikën,e kujtoj Agron Shehajn që nga fjalimi i tij i parë në tribunën e parlamentit,ai fjalimi i sinqertë deri në naivitet përballë hijenave të politikës shqiptare,që të vërtetat e hidhura të atij fjalimi i pritën me të qeshura dhe ilaritet, e deri tek batuta brilante përballë Fred Pezës,
“Ne të dy jemi milionerë,ndryshon vetëm mënyra se si i kemi bërë milionat.”

E kujtoj rritjen e tij të shpejtë si politikan dhe shëndërrimin e tij në një ndër politikanët më të zëshëm të Partisë Demokratike. Denoncimet dhe hulumtimet e tij të njëpasnjëshme ne aferat e paskrupullta të qeverisë nuk u kanë lënë më kohë të qeshin rilindasve,por u kanë prishur gjumin dhe i kanë bërë të heshtin ose të bëjnë zhurmuesin nëpër studio.

Është ndoshta politikani i vetëm për të cilin nuk mund të ngrenë dot asnjë akuzë dhe,të mësuar me të ngjashmit e tyre të cilët kane konsumuar pushtet e për të cilët gjen ku të kapesh,përballë Agron Shehajt rilindasit janë si peshku pa ujë. Agron Shehaj ua përplas në fytyrë bëmat e tyre korruptive dhe rilindasve nuk u ngelet veçse të djersiten duke u përpjekur t’i devijojnë argumentave dhe akuzave të pa kundërshtueshme.

Duket se Agroni është modeli i politikanit të ri e të ndershëm,modeli që thuajse i ka munguar politikës shqiptare. Është një njeri i suksesshëm në biznesin e vet pa ndihmën e politikës dhe duket se në politikë ka hyrë për t’i dhënë dhe jo për t’i marrë.

Dhe pasi bëri dy fushata të vështira,më parë në Vlorë e së fundmi në Tiranë ku pati edhe një rezultat mbresëlënës përmes një prezantimi brilant,pasi e gjithë përpjekja e demokratëve dhe e Lulzim Bashës nuk rezultoi produktive edhe për shkaqe jashtë saj sepse ishte një përballje e pa barabartë me bandën më pushtet,me shpalljen e nxituar të zgjedhjeve në parti,mori iniciativën dhe përgjegjësinë të sfidojë kryetarin aktual që nuk u largua nga detyra siç do të ishte normale,dhe Agron Shehaj është sot një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike.

Siç edhe pritej,përbaltjen që nuk ja bënë dot kundërshtarët në vite,nxituan t’ja bëjnë të vetët në pak ditë,pikërisht ata që Agron Shehajn e kishin si kartolinën e ndershmërisë dhe antikorrupsionit. Befas ,nga enturazhi i kryetarit në detyrë u shpall mosmirënjohës dhe tradhëtar,etiketime të njohura këto për të gjithë ata që guxojnë të dalin përballë “Zeusit”.
Sidoqoftë,nesër kjo garë merr fund dhe PD do të ketë një kryetar të ri a mbase edhe një të vjetër,por gjithsesi do të ketë një kryetar jo në detyrë,por me kohë të plotë.

Unë uroj shumë që Partinë Demokratike ta udhëheqë një fytyrë e re si Agron Shehaj që,mbase nuk merret shumë me fjalime patetike,por di të hyjë në zemrën e njerëzve përmes vërtetësisë së atyre që thotë e atyre që premton.
Gjithsesi Partia Demokratike do të jetë aty,fatkeqësisht në opozitë,dhe të gjithë ne që u përballëm edhe mes vetit me argumente pro dhe kundër,nga nesër do të kemi vetëm një objektiv,largimin nga pushteti të Ramës dhe rilindjes.
Do t’i ulim “armët”!

Facebook Comments

Related posts

Pse jam kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë?

Eagle

Fekalizimi i komunikimit publik

Eagle

Meraku i gazetareve dhe i punetoreve te ERTV nuk mund te jete i njejte…

Eagle

Leave a Comment

20 + 14 =