Përpjekja Shqiptare
Politikë

Dy muaj sikur dy javë

Nga Arian STAROVA

◾◾◾

Shqiperia po shkon me shpejtesi drejt zgjedhjeve. Dy muajt kohe e mbetur deri ne 25 prill po duket sikur te jene jo me shume se dy jave.
Nderkohe, te dy konkurrentet kryesore politike, PD dhe PS, po e shtojne perdite dendurine e shembimit te ideve dhe kritikave politike ndaj njera tjetres, natyrisht duke synuar t’i drejtohen kryesisht opinionit publik qe do te votoje per ta.
E verteta qe po sendertohet dita dites eshte se shqiptaret po e kerkojne me padurim nje ndryshim madhor politik.
Ata nuk e duan me as Rilindjen, as kryerilindasin Rama te cilet u shquan ne tete vjetet e shkuar vetem per shpenzime te pamend borxhrritese per zbukurimin e “dhomes se pritjes” (sheshe, lulishte, stadiume, etj. gjera jojetesore sipas modelit rus te Putinit), apo per sajimin e nje “ambalazhi” te bukur te Shqiperise per te huajt, por thuajse krejt pa rendesi per shqiptaret.
Ata nuk duam me ne krye te vendit politikane-gjuetare te perqindjes se parave te sa me shume tendereve, apo “tigra” te paskrupullt qe ushqehen me parate e bizneseve dhe te taksave te shqiptareve.
Ata duan ne krye njerez qe te mos kene mbi shpine as balte korrupsioni te se kaluares dhe as dyshimin me te vogel per mundesi te korrupsionit ne te ardhmen paszgjedhore.
Ata kane nevoje te degjojne dhe kuptojne qarte se cfare gjera do te behen per ta gjate katervjeteshit te ardhshem dhe me cfare mjete dhe mekanizma administrative do te arrihen.
Po ndjehet fort se shqiptaret mezi po presin te kene ne krye nje figure te re politike e cila te mund te beje qe pergjate kater vjeteve te ardhshem ata te shohim per cdo vit ndryshime te prekeshme, permiresime te jeteses dhe drejtesi ne zgjidhjen e problemeve te tyre duke nisur nga prona private te cilen kryerilindasi Rama, beri si beri, e ngaterroi dhe e zhvleresoi edhe me keq duke treguar sheshit se e vazhdoi me perkushtim rrugen e paraardhesve te tij politike qe e urrenin pronen private dhe shtresen e pasur te para Luftes se Dyte Boterore.
Shqiptaret jane ende duke pritur me padurim dhe per cdo dite.
Kundrejt ketyre pritshmerive te medha popullore, cdo perpjekje politike publike per te sjelle ndryshimin e shumepritur nuk mundet te kaloje permes asnje protagonizmi vehtiak politik i cili mund te percaje dhe copezoje forcat qe do te sjellin ndryshimin madhor ne Shqiperi.

Facebook Comments

Related posts

Remix i Internacionales Komuniste – feat. Covid-19

Eagle

Shpëtoni PS-në nga Edvin Rama

Eagle

Oligarkia, fundi i Shqipërisë

Eagle

Leave a Comment

eighteen − 15 =