Përpjekja Shqiptare
Intervista

Dy intervista të një kohe

Nga Bedri HALIMI

◾◾◾

Gjatë kohës sa isha në burgun e Pulës, 1983, gjatë shfletimit të revistave e gazetave të ndryshme në gjuhën serbokroate, pata rastin të lexoja një intervistë të Bekim Fehmiut.
Me përmbajtjen e asaj interviste jo vetëm që u bëmë të ndiheshim mirë, por u bëmë edhe të ndiheshim krenar.
Bekimi mes rreshtash e herë edhe drejtpërdrejtë jo vetëm që tregonte por edhe bënte thirrje që padrejtësia të mos durohet.
Po gjatë asaj kohe, në një intervistë tjetër, në personazh tjetër kishte qëndrim krejt tjetër.
Ishte ky Enver Petrovci. Mbaj mend që pos thënjes se “rroga ime s’me del as për VC publike për një muaj në Beograd” të tjerat pohime të tij, ishin aq laritëse ndaj ish sistemit, aq përulëse, aq puthadore siç do të thoshte Ramiz Kelmendi, sa që ne të burgosurit shqiptarë që ishim në Pulë, u bëmë të ndjeheshim keq, sepse fliste e pohonte gjera për të cilat madje edhe nuk ishte pyetur.
Ne atëherë dëgjuam për Enver Petrovcin dhe që nga atëherë, sa herë e degjonim emrin e tij, na kujtohej intervista.
Tash Enver Petrovci e përmend me pietet Bekim Fehmiun, ama duke mos harruar të thotë “ne të dy”. Meqë Bekimi nuk është gjallë, ky vetën e rendit menjeherë, jo i dyti, por “do njega”.
Tani me këto që ka pohuar në gazetën NIN të Beogradit, për mua nuk janë çudi, por janë vazhdimësi konsistente të tij shpirtërore dhe nostalgjike.
Por është mirë megjithatë që na e kujton, jo vetëm se është gjallë, por se është po ai që ka qënë që nga vitet 80-ta.
Prandaj është mirë që shqiptarët të mos i përziejnë Mut e Mjalt bashkë se nuk hahen.
Dhe jo vetëm kaq. Është mirë ta dallojnë të parën nga e dyta, jo vetëm në sferën politike po edhe atë të artit, kulturës, shkencës.

Bedri Halimi

Facebook Comments

Related posts

LETËRSIA ËSHTË VETI E MREKULLI INDIVIDUALE

Eagle

ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE

Eagle

Ish-presidenti kroat: Pse nuk besoj në shkëmbim territoresh në mënyrë të paqtë

Eagle

Leave a Comment

fourteen − four =