Përpjekja Shqiptare
Mirton Mataj

Dy fjalë për Përputhen

Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

PËRPUTH kal.1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy anë të tyre, puthit. Përputh dërrasat e derës (e fuçisë). Përputh anët e një rrobe (për t’i qepur).
2. fig. Pajtoj diçka me një tjetër, vë dy gjëra në pajtim të plotë njëra me tjetrën. Përputh fjalët me veprat.

Kam disa muaj që ndjek programin Përputhen (reality show) në Top Kanal.
Qëllimi i emisionit është t’ju japë mundësi vajzave pjesmarrëse të përzgjedhin një djalë nga një dyzinë djemsh që kanë aplikuar të jenë pjesë e tij.
Megjithëse është programi më i shikuar në territoret shqiptare, edhe pse ka pasur mundësi të jetë një program që përcjell mesazhe të rëndësishme si familja, dashuria etj. Fatkeqësisht programi ka degraduar, dështuar dhe është bërë sa qesharak aq dhe acarues.
Dështimi ka ardhur kryesisht për faj të produksionit, drejtuesve dhe sidomos të pjesmarrësve që duke gjetur shesh kanë bërë përshesh.

Autorja e Përputhen ka mungesë të theksuar kulture skenike dhe skenari që shihet qartë që prej emërtimit të emisionit deri në kaosin ku sillen vërdallë djemtë dhe vajzat që kanë qëllim kryesor jo gjetjen e shpirtit binjak por të sa më shumë reklamave dhe shtimin e ndjekësve në rrjetet sociale.

Drejtuesja këmbëbukur Bora Zemani e ka të pamundur të kontrollojë apo të sundojë emisionin.
Me një fjalor të varfër prej 200 fjalësh ku të vrasin veshin në mënyrë të vazhdueshme, sigurisht, natyrisht etj. ajo gjallërohet vetëm kur flet për ilaçet që kurojnë dhembjet, për Açai One dhe për butikët e pafund të veshjeve që promovohen në kurriz të minutave të takimeve.

Paraqitja e takimeve është e njëjtë me atë të kronikave të luftës së Dytë Botërore që shfaqeshin mes pjesëve të filmit.(intermexove)
Liqeni, pylli, mjellmat, rosat, restorantet dhe dy konkurentët që janë aq të kujdesshëm me njëri tjetrin sa që mund të merren lehtësisht për vëlla e motër apo kushërinj të parë.

I vetmi që e mban mbi ujë këtë barkë të mbytur është Arian Konomi me përvojën dhe inteligjencën e tij që ndërhyn dhe shpëton situatat para se ato të kthehen në fatale.

Deri më sot emisioni nuk ka nxjerrë asnjë çift. Në fakt konkurentët duan që të rrinë përjetësisht në luksin e të qenurit në qendër të vëmendjes.
Prapaskenat dhe mashtrimet si në rastin e treshes Andi, Tea dhe Bea e kanë shkatërruar imazhin e Përputhen.
Së fundmi konkurentët e përzgjedhur janë aq të dobët sa edhe ata që kanë bërë përzgjedhjen e tyre kështu që as nuk ja vlen të merresh me ta…

P.S. Duke ndjekur paraqitjet në program por edhe rrjetet sociale më është krijuar përshtypja që nëpërmjet Atdheut(ironike kjo)apo të disa djemve të tjerë është tentuar të përcillen mesazhe të organizatave të ndryshme islamike.(qofsha i gabuar.

Facebook Comments

Related posts

Jetë paralele: Kur hajduti dhe spiuni Max Velo bërtet kapeni spiunin

Eagle

Deledashi Andi Bushati apo kronikani i “dështimeve” të Opozitës

Eagle

Andi Bushati fol për veten tënde! Shqiptarët nuk janë përdhunues

Eagle

Leave a Comment

1 × five =