Një nga kompanitë e përfshira në evazion fiskal nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim është edhe “Sopotania”. Siç bëhet me dije nga “OraNews”, kompania është e krijuar në vitin 2014 në Fushë Krujë ka pasur të ardhura dhe fitime të pakta, vetëm 253 mijë lekë. Përpos kësaj, 2 vite më pas, në vitin 2016 në dokumentet e QKB, ky subjekt ka zgjeruar aktivitetin ndërsa një vit më pas ndryshon emrin nga “XH.Y” në “Sopotania”, për ta shitur më pas tek Klevis Murati. Në këtë moment Kreshnik Ymeraj ka dorëzuar të gjitha aksionet e Kreshnik Ymerajt.
Por edhe pse i pezulluar, ai u rikthye në aktivitet në mars të vitit 2017. Me rikthimin e tij, vijnë edhe fitimet, të cilat kapin shifrat e rreth 5 milionë lekë. Edhe pse me fitim, kompania kërkon pezullimin e aktivitetit dhe pas një muaji rihapet sërisht, por ortak shtohet i moshuari, i linduri në vitin 1939 Thanas Çani.
Më 16 mars 2018, në dokument paraqitet edhe firma e të moshuarit që bëhet aksionar dhe pronar i gjysmës së kompanisë në moshën 79-vjeçare me një vlerë kapitali 50 mijë lekë. Pastaj nga Çani, i cili merr kompaninë për 11 muaj, hyn në “lojë” Haxhire Gurakuqi, e cila blen pronën. Për 100 mijë lekë.
Ajo ka blerë kompaninë tashmë të shumëpërfolur për lëvizjet fiktive me incineratorët, dhe vetëm një muaj me pas me kërkesën e saj, “Sopotania” kalon me statusin pezulluar dhe me një bilanc me humbje prej 21 milionë lekësh. Megjithatë ende nuk dihet nëse prokuroria do të verifikojë dokumentet e regjistruara në zyrat e shtetit apo do të marrë në mbrojtje të moshuarit e kthyer në qendër të vëmendjes për evazionin fiskal.
Facebook Comments