Përpjekja Shqiptare
Politikë

Doktor, mos e hap kapitullin e dëmeve ndaj PD, se je defiçit edhe aty

Nga Skerdjan DHULI

◾◾◾

Basha vërtetë i ka bërë dëm PD se nuk i ka shumë qef rregullat dhe statutin, dhe bën budallëqe si ato kur nxjerr kandidatët për deputetë minutat e fundit të afatit ligjor, po ti doktor kur i përjashtoje kundërshtarët brenda partisë, i nxirrje me dru nga partia. Të paktën te Basha i përjashton Gaz Bardhi. Me Gazin max një status në fcb do bësh se as një shpullë nuk ja jep dot prej turpit.

Basha vërtetë e ka mbushur partinë me njerëz që nuk kanë shumë identitet politik po ti doktor e mbushe me komunistë. Në 8 vjet bëre ministra vetëm 3 nga shtresa e të përndjekurve (Alibeaj, Olldashi e Visar Zhiti) dhe shumica dërrmuese Konunistë.
E mes një të riu pa shumë identitet politik dhe një komunisti, me dorë në zemër zgjedh të parin në çdo rast.

Basha vërtetë e ka mbush partinë me ca djem me zë të hollë si Gazi (edhe atë Argita ja dha) po ti e mbushe me Shabet, Sahitët etj, thjeshtë se ishin të afërm të tutë. E di ti për çfarë flas doktor. I bëre drejtora, super të korruptuar, e nuk zgjidhën kurrë problemet e njerëzve. Të pikërisht atyre që ankohemi pse nuk ja u marrim dot votën pas 2013.

Basha vërtetë ka gabuar tek disa vendime (që nuk e dimë ende a janë të tijat apo urdhëra në formë këshille nga ana jote) po ama krimin më të madh të djathtës ja ka bërë ligji 7501. Është ligji yt doktor.

Basha vërtetë nuk është shumë burrë fjale po vallahi doktor, edhe ti na gënjeve sa herë deshe ne që vinim nga shtresa e të përndjekurve politikë. Është turp e mua më vjen të ha veten me dhëmbë kur shoh Edi Ramën që paguan para për të burgosurit politikë të komunizmit.
Doktor, nuk të falet kjo.

Dhe kryegabimi doktor, që kurrë nuk ta fal historia, është ajo teza “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”. Jo doktor. Gjyshi im nuk ishte fajtor. Fajtor ishte komunisti që e futi në burg dhe më pas e perfekutoi derisa vdiq.
Lere pastaj atë mosshpalljen e partisë komuniste si të paligjshme dhe mos dalimin e propagandës së kuqe.
Na e ke borxh përjetë këtë doktor. Çdo vit i shohim me fotografitë e Enver Hoxhës në duar. Duhet ta ndaloje doktor. E kishe amanet nga ata që të votonin.
Por ti ece me teprinë “votat të përndjekurit, pushtetin bijtë e komunistëve”.

Ndaj doktor, kush ta këshillon këtë rrugë, vetëm sa të bjerr lavdinë.

Facebook Comments

Related posts

Sot mos ki mëshirë për Edi Ramën

Eagle

Gent Nesip Ibrahimi: Drejtësia e re apo hakmarrje për drejtësi

Eagle

PBDKSH/Ndocaj: Së shpejti do të mbahet Kuvendi i Diasporës. Si mund të bëheni pjesë?

Eagle

Leave a Comment

eight + eight =