Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Doctor Berisha

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

…Per menyren se si eshte proceduar ndaj teje nga DASH per shpalljen tende Non Grata e me pas per vendimin burracak te kreut te PD -Basha per perjashtimin tend prej Grupit Parlamentar …qofte si person qofte si figure politike e publike une jam reshtuar publikisht ne krahun tend …sepse mbi te gjitha urrej pa burrerine, pa besine, dy fytyresine, hakmarrjen primitive , diktatin e te fortit…e sidomos Thiken pas shpine e mosmirenjohjen ….

Por te jem i sinqerte me ty…mbreme pas deklarates shume te poshter por edhe te rrezikeshme te ”djalit tend te perkedhelur ” Lylit i cili te implikon ty ne krim per te mbuluar e justifikuar krimin e tij sot ne takimin me bazen e demokrateve ne Fier kam pritur pergjigjen tende publike…

…Faktet qe dijme une e Doctori ju nuk do te mund ti mesoni dot kurre…baza e demokrateve me te cilet po kontakton Doctori eshte antiamerikane ndaj dhe une ne PD nuk do lejoj kurre thirrjen a mbledhjen e nje kuvendi antiamerikan…kjo ishte ne esence deklarata e tij…

Asnjeres prej tyre ti sot nuk i dhe pergjigje te drejte per drejte……c’ka jo vetem mua por jam mese i sigurte se qindra mijerat e demokrateve te vertete kjo gje na la nje shije te hidhur vertet …perpos dyshimeve, hamendesive , supozimeve etj etj…

Gjerat thuhen qarte, shqip e troc por dhe publikisht Doctor …e kam fjalen kur takohesh me bazen pra me demokratet e vertete, mbeshtetesit, simpatizantet e perkrahesit e tu te shumte qe drejt me e thene keto dite ashtu si gati 30 vjet me pare i kane syte e veshet te ty dhe vetem tek TY e tek askush tjeter ndaj dhe po te besojne serisht e po te mbeshtesin po kaq fuqishem si atehere…

Ti sot duhet tu thoshe demokrateve, patrioteve, nacionalisteve, shqiptareve e antikomunisteve pa kurrfare mllefi e doze inati a hakmarrje personale …si qendron e verteta lakuriq…

Cfare dini ti e Lyli …qe ne nuk do te mund ta mesojme dot kurre…ku e gjen guximin Lyli ta etiketoje bazen e demokrateve si antiamerikane….dhe si do te veprosh TI nismetari i Foltores ne mbare vendin teksa Lyli deklaron se nuk do lejoje asnje lloj mbledhje te forumeve te larta te PD pasi e quan nje gje te tille antiamerikanizem…

Per keto TI Doctor duhej tu pergjigjeshe demokrateve sot ne Fier madje jo vetem demokrateve te ketij qyteti por te krejt Shqiperise madje edhe atyre mijerave jashte Shqiperie qe po i ndjekin po me te njejtin shqetesinm zhvillimet e fundit ne PD…

Dikush do te thote se ti i the e ju dhe pergjigje akuzave e deklarates se Bashes …por ka te thena e te THENA o Doctor ok…

Llafet boshe, histerizmat, dy gishtat, lart, makinat luksoze te Rames, thirrjet Rama ik e Lyli ik…duartrokitjet e militanteve …etiketimet groteske …humori i stermunduar ne vend te sinqeritetit te thjeshte etj etj…nuk i duhen me askujt Doctor…populli qe te mbeshtet , te beson e qe pothuajse totalisht eshte mbas teje ne kete perplasje mes pa besise e ndershmerise pret pergjigjet ne fjale…

Demokrate te vertete… e shqiptare patriote…

…E degjuat rrefimin trondites te njerit prej drejtuesve te sotem te PD…z. Belind Kellici…i cili tregoi publikisht ne TV e Eni Vssilit se si jane thirrur nje e nga nje si Delet ne Ambasaden e ”vendit mik , aleatit e partnerit tone strategjik e historik”…shumica e krereve te kupoles se sotme drejtuese te PD e si jane marre ne pyetje ne te njejtin stil e forme sic beri me shqiptaret per 45 vjet me radhe Sigurimi famekeq i shtetit diktatorial te diktatorit Hoxha…

Me pare ishte Bylykbashi qe pranoi te firmoste ne oborrin e nje Ambasade ”mike” mareveshjen famekeqe me banditin Gjiknuri per zgjedhjet e 25 prillit 2021…me pas ishte Basha te cilit i erdhen ne konakun e tij dhe e kercenuan se do hante Bar…po te mos dorezonte koken e Saliut…e tani na del edhe Kellici i konsideruar se bashku me FRD e tij si e nesermja e PD dhe e demokracise e na leshon Bomben e radhes…

Jemi te tradhetuar koke e kembe vellezer e motra…dhe jo thjesht nga te huajt dashakeqes ndaj nesh…as nga fqinjet tane hileqare , as nga nderkombetaret ”parimore” , as nga miqte per koke…aleatet, e partneret tane historike e strategjike por me se pari nga vetja…nga tanet…nga gjaku yne i shprishur e i shitur…nga ata qe mbi karrigen e tyre e interesin e ndyre personal …Shqiperine nuk e vene kurre te paren e Atdheun e shesin te parin…

Eshte koha e ndershmerise, burrerise, atdhedashurise e patriotizmit…o sot o kurre…ndaj distancohuni prere, fuqishem e urgjentisht se pari nga kreu rrenegat i PD e nga pseudo demokrati Basha e pas tij edhe nga Delet e Ambasadave e kreret drejtues te pseudo PD….qe s’kane tashme pike sovraniteti individual…qe s’kane as personalitet e as dinjitet , as moral e integritet…e jo me te pyesin per JU…per PD, per demokrate, demokraci e Shqiperi…

Nese ka ndodhur ne keto permasa kjo qe pohon Kellici…tradhetia e pa besia e Bashes nuk eshte thjesht ndaj Berishes por ndaj te gjitheve ne shqiptareve e demokrateve…ani pse veprimi i Ambasadores ”mike” eshte me teper se sa nje skandal i permasave nderkombetare ku minimumi eshte shkelur ne menyren me banale, flagrante e teper te denueshme Konventa Nderkombetare e Vjenes …pikat 41 e 42 te saj qe bejne fjale vecmas e specifikisht per Statusin e Dipllomatit …

Koha per te dashur e per te mbrojtur Shqiperine …e jo Liderin e as Partine…

Koha per tu bere me kombetare se kurre… perballe nderkombetareve qe veprime e vendime te tilla si keto qe po nderrmarin e po bejne ne Shqiperi prej disa vitesh jo vetem qe s’do ti lejonin dot kurren e kurres ti bente dot kush ne vendet e tyre por as qe do te guxonin dot ti mendonin se …mund te ndodhnin…

Facebook Comments

Related posts

Çfarë do të beja unë ndryshe nga Lulëzim Basha

Eagle

Doni fakte ju?! Adriatik Riza Dosti bombardon mercenarët e medias

Eagle

Magjistari i futbollit Leo Messi…

Eagle

Leave a Comment

seventeen − 4 =