Përpjekja Shqiptare
Politikë Shqipëria Natyrale

Diskriminimi pasqyrohet nga BE-ja, por jo edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare

Nga Refik HASANI

◾◾◾

Në Parlamentin Europian, më datë 06.07.2022, u miratua Rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët, vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Krahinēn e Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar.

▪️▪️▪️

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, jan shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojm të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Pasivizimi i adresave i neve është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurin tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta,do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin ton.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë,pse Jo Rezolutë,Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojn në BE e OKB,pse të mos bëhet një peticion në këto adresa,pse të mos protestohet, të njëjtën ditë e orë në Medvegjë,Tiran,Prishtinë, Vashington e gjetiu.

Facebook Comments

Related posts

Pse Edi Rama nuk shkon në Kosovë?

Eagle

Kush ishte babai i Nënë Terezës?

Eagle

Hero pa dashje

Eagle

Leave a Comment

3 × 3 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë