Përpjekja Shqiptare
Politikë

Disa të vërteta mbi Doktorin

Nga Arian STAROVA

◾◾◾

Le t’i themi perseri disa te verteta mbi Presidentin Berisha ne nje kohe kur po na behet dicka “e modes” qe te hedhin “balte” mbi figuren e tij publike.
Mesa duket, ai u ende u “prishka pune” edhe kundershtareve politike por edhe ca “eunukeve politike” te Opozites.

1▪️Askush nuk ka te drejte te cilesoje dike si te padeshirueshem duke mos treguar fakte. Aq me shume qe keta “fakte” jane 9 vjet te vjeter, qysh kur PD u largua prej qeverisjes ne vitin 2013.
As Departamenti i Shtetit.
Perndryshe, do te duhet te pranojme logjiken autoritariste sipas se ciles dicka qenka e drejte “per aresye shteterore” qe publiku nuk u dashka t’i dije!!!

2▪️Te “ashtuquajturat veprime penguese, apo minuese per demokracine” te Presidentit Berisha jane pergjithesisht gjera qe lidhen me menyren e tij te te drejtuarit dhe temperamentin e tij, por kurrsesi me shkeljen e parimeve demokratike.
Kurse te gjitha akuzat e tjera te liga dhe te paguara qe e akuzojne per vrases jane sa te paverteta, aq edhe qesharake dhe te neveritshme.

3▪️Çdo shtet ka te drejten e vet sovrane per te dhene cilesime morale si ne rastin e Presidentit Berisha nga Departamenti i Shtetit. Megjithate, edhe Shqiperia duhet te veproje si shtet sovran i detyruar te respektoje drejtesine e tij ligjore. Madje, vete ShBA eshte perpjekur tashme prej shume vjeteve per ta ndihmuar Shqiperine per te pasur nje sistem drejtesie te paanshem dhe te pamvarur. Prandaj, Presidenti Berisha nuk mund te mos hyje ne Kuvendin e ri vetem sepse qenka i cilesuar si “i padeshirueshem per te marre vize hyrjeje” per ne Sh.B.A.

4▪️Partia Demokratike nuk mund te mos e mbroje dhe respektoje Presidentin Berisha. Ai eshte njeriu qe ka zene vendin e tij te merituar si ne historine e asaj partie ashtu edhe ne historine e Shqiperise paskomuniste. Cdo diskutim tjeter i motivuar nga “nevoja” per te hequr Berishen qe t’i hapet rruga Bashes eshte vetem i padrejte dhe i turpshem.
Le te mos harrojne dicka: Nese themi thuajse njezeri te gjithe se diktatura komuniste shqiptare ishte me e egra ne Lindjen Komuniste, atehere duhet te pranojme se edhe dalja prej saj do te jete me e veshtira.
Sot Shqiperise i duhet te luftoje jo nje komunizem ideologjik, por komunizmin klanor te perfaqesuar nga njerezit e afert te klanit qeverises te kohes se komunizmit te cilet ne vend te “ndertimit te socializmit” kane zgjedhur pasurimin e tyre te pakufi me synimin e perjetesimit te sundimit te tyre politik.

5▪️Detyra e vetme politike e Opozites se sotme eshte shpetimi i Shqiperise nga qeverisja klanore e tejkorruptuar dhe kreu i saj narcizist i tejmbushur deri ne derdhje edhe me vehten e vet …

Facebook Comments

Related posts

Aleancë me “armiqtë”

Eagle

Ku është BE kur ka kriza në Ballkan?!

Eagle

28 Nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

Eagle

Leave a Comment

2 × five =