Përpjekja Shqiptare
Indrit Vokshi Opinion

Diçka mbi Christopher Hill

Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Në Serbi emërohet ambasador Chris Hill. Kjo tregon rritje të vëmendjes amrerikane përmes rritjes së nivelit diplomatik. Chris Hill, profesor në tri universitete, ka qenë sekretari tregtar i ambasadës së USA në Korenë e Jugut. U caktua i dërguar special në Shqipëri në vitin 1991 dhe siç thuhet, prishi qeverinë e stabilitetit PD-PPSH.

Madje thuhet se është autori i burgosjes së Fatos Nanos pasi Nano përkrahu formulën “Ballkani i ballkanasve”, formulë e vjetër sllave-ruse nërpërmjet të cilës ballkanasit i zgjidhin vetë punët e tyre e nuk na duhet një fuqi e jashtme. Formulë e projektuar dhe e rizgjuar nga Rusia e Franca deri diku, për të parandaluar “ardhjen e trupave të huaj në Ballkan”.

Chris Hill u emërua ambasador në Shkup. Maqedonia ishte pika nevragjike për amerikanët, aty nuk duhej kurrsesi të plaste lufta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë e për ketë qëllim dislokuan trupa qysh në vitin 1994. Mbetet e njejtë edhe sot.

Më pas Hill punoi afër me Holbrooke për marrëveshjen e Dejtonit për Bosnjen. Më pas u caktua i dërguar në Kosovë. Pastaj u emërua ambasador në Poloni, në Irak, në Korenë e Jugut. Radhitet tek diplomatët më të kualifikuar për ketë rajon.

Tani diçka në lidhje me gjeostrategjinë ballkanike.

Po të futemi në linearen historike, rendin e rajonit të Ballkanit e ka korrektuar e para perandoria romake. Në Mesjetë lindën dy perandori rajonale, perandoria bullgare dhe perandoria e Rashkës (serbe).

Më pas erdhi perandoria osmane dhe e korrektoi përsëri rendin politiko-ekonomiko-ushtarak. Vendosi piketat e veta, fuqizoi më së shumti shqiptarët në tokë dhe greket në flotë. Rendin e perandorisë osmane e korrektuan pak nga pak, Rusia, Austria, Franca, Britania.

Me luftën e parë ballkanike këto të fundit, minus Austrinë, përmbysën rendin dhe shkuan drejt rendit të ri me Jugosllavinë si zëvëndësuese të pushtetit dhe territoreve të Vjenës dhe Stambollit. Austria me Italinë mbajtën Shqipërinë, madje Italia donte “Mare Nostrum”, thuhej: “Deti Adriatik, liqen italian”.

Deri në vitin 1990 Ballkani përgjithësisht mbeti i përcaktuar nga Jalta.

Në 1990 mbërritën në lojë Shtetet e Bashkuara për ta korrektuar përsëri rendin ballkanik.

Formula që USA dizenjojnë e qendisin për Ballkanin është çmontimi i Jugosllavisë dhe instalimi i rendit me shtete. Njëlloj si me hyrjen e perandorisë osmane e cila shkatërroi perandoritë hegjemone rajonale, njëlloj si me hyrjen e Austrisë e cila kufizoi perandoritë e tjera, edhe me hyrjen e USA në Ballkan, përfituan gjeopolitikisht shqiptarët. U pavarësua e u stabilizua Kosova. Nuk është pak, madje renditet tek rastet radha në botë.

Sot çfarë po ndodh? USA ka qëndisur një rend euro-liberal për rajonin. Ky rend euro-liberal shmang luftrat etniko-fetare dhe dobëson nacional-shovenizmin si mjet lufte dhe prishjeje të rendit, kjo sepse nuk dëshiron t’i prishet rendi i vet, kuptohet.

Nacional-shovenizmi renditet tek tri shkaqet e rrëzimit të një perandorie. Perandorinë e rrëzon korrupsioni i saj, dezintegrimi territorial nga një perandori tjetër dhe, nacionalizmi i popujve brenda saj. Vetë USA e ka përdorur nacionalizmin për të shkatërruar nga brenda shtetin rajonal të Jugosllavisë, shtet i bazuar zyrtarisht tek formula e Bashkim-Vllazërimit të popujve me qëllim parandalimin e konflikteve etnike e fetare të cilat e shkatërrojnë shtetin.

Tani mund të përdoret nacionalizmi kundër rendit euro-liberal të instaluar nga USA. Armiqtë e USA mund të përdorin nacionalizmin ose marka të tjera ndarëse si sovranizmi të cilat nuk i përgjigjen rendit euro-liberal të instaluar si mjet stabiliteti e pranie. Jo që nuk i përgjigjen por e dëmtojnë në mënyrë vertebrale.

Reformat në Drejtësi psh, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, nuk janë asgjë tjetër veçse instrumente gjeostrategjike për të kontrolluar territorin dhe politikën. Ndaj këmbëngulet kaq shumë tek to. Të ishte vetëm qëllimi për të përmirësuar drejtësinë, pa qëllimin gjeostrategjik, përmirësohej edhe ndryshe drejtësia.

Prandaj mund të jetë rritur vëmëndja amerikane për rajonin.

Facebook Comments

Related posts

Memoriali turk është simboli i përulësisë ndaj Erdoganit dhe tendencë e qartë drejt pushtetit absolut

Eagle

Çfarë po blen Erion Velija me Unazën e Re!

Eagle

Ku jane studentët Genc Sejko? Nuk janë…Nuk kane qenë kurrë…

Eagle

Leave a Comment

3 × four =