Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Dastid Pallaska zbërthen qëllimin e vërtetë të Serbisë kundrejt Kosovës

◾◾◾

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka folur për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, “Serbia nuk ka ndonjë opsion për të cilin do të ishte pajtuar me Kosovën” ndonjëherë.
Serbia e ka një qëllim më djallëzor, ka vlerësuar Pallaska, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Pallaska ka thënë se Serbia ka “një qëllim diplomatik, politik”.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka arritur të krijojë një kimi kinse personale” me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pallaska ka thënë se Vuçiq po e bën të duket se ata “kanë fatet e popujve në duart e tyre”.
Ai ka vlerësuar se “krejt çka dëshiron Serbia është ta hapë çështjen… se kinse pa veton e Serbisë s’ka zgjidhje për Kosovën”.
“Qëllimi, sipas meje, i Serbisë, është zgjerimi i status quo-s, dhe ngrirja e status quo-s”, ka thënë Pallaska.
Ai ka theksuar se Serbisë nuk do t’i bëhej vonë nëse bisedimet me Kosovën do të zgjasnin me vite të tëra, sepse kësisoj do të jepte përshtypjen se po punon për fqinjësi të mirë dhe do të ecte drejt hyrjes në Bashkimin Evropian.

Facebook Comments

Related posts

Përplasje fizike mes shqiptarëve dhe stafit të regjisorit serb në New York

Eagle

Toka e Çamërisë, humusi që gjeneroi personalitetet e shquar të saj

Eagle

Arjena Duçi: Njihuni me “Trëndafilin e egër”

Eagle

Leave a Comment

5 × 1 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë