Përpjekja Shqiptare
Red Varaku

DASH dhe ODHIR, dy raportet që vulosin dështimin e Yuri Kim

Nga Red VARAKU

◾◾◾

Zgjidhja e krizës shqiptare ka qenë angazhimi kryesor i ambasadores Yuri Kim në ditën kur ajo shpalosi tre prioritetet e saj para senatit amerikan para se ajo të votohej si ambasadore e SHBA në Shqipëri .

Për pasojë edhe moszgjidhja e kësaj krize është padyshim dhe dështimi me i madh i saj në Shqipëri, sepse kjo lidhet edhe me proceset integruese të Shqipërisë, të cilat janë proceset më të rëndësishme për vendin, por fatkeqësisht janë frenuar falë vullnetit të saj për të bllokuar rrotacionin.

Paradoksalisht, me qëndrimet e saj shpesh të dyshimta, në vend që ta zgjidhte , ajo e thelloi dhe perkeqesoi edhe me tej krizën, duke e futur kështu në një spirale të rrezikshme dhe duke e kthyer në një potencial shpërthyes në çdo moment, shpërthim që mund të na hedhë në erë të gjithëve.

Qëndrimet e saj në lidhje me Reformën në Drejtësi janë skandaloze dhe fyejnë inteligjencën më minimale. Ato jo vetëm që konsiderohen tërësisht të njëanshme nga opinioni publik, por hedhin dyshime të forta, që vetë ajo është vendosur tërësisht në shërbim të qeverisë.

Përmes qasjes së saj ka vonuar krijimin e Gjykates Kushtetuese, e cila është e domosdoshme për një sistem demokratik, sepse ajo vendos ballancën politike midis institucioneve politike në demokraci.

Për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese mazhoranca grabiti bashkitë në një palë zgjedhje të paligjshme pa pjesëmarrjen e opozitës , duke shkatërruar kështu përfundimisht demokracine lokale dhe duke e vendosur të gjithë pushtetin lokal në shërbim të plotë të qeverise, gjë që prodhoi dhe disavantazh të madh në zgjedhjet e 25 prillit , fakt i nenvizuar ky edhe tek raporti i OSBE/ODHIR .

Gjithashtu, (mos)reagimi i saj pasi mazhoranca shkeli me këmbë marrëveshjen e pesë qershorit, të firmosur nën praninë dhe garancinë e saj dhe për më tepër ne “shtëpinë ” saj, ishte një pabesi e madhe ndaj mirëbesimit që tregoi kjo opozitë ndaj saj për tu ulur në një tavolinë me hajdutët e zgjedhjeve .

Por, sigurisht qëndrimi i saj më problematik është heshtja ulëritëse , ndërkohë që kjo mazhorancë egzekutonte me qetësi dhe publikisht zgjedhjet e 25 prillit. Kjo heshtje jo vetëm që e bën atë fajtore për lejimin e kësaj masakre zgjedhore, por e bën atë bashkëpunëtore në këtë krim të shëmtuar, i cili shkon kundër aspiratës së qytetarëve shqiptarë për vlerat demokratike.

Prova për këtë është raporti i fundit i DASH dhe raporti i OSBE/ODHIR, për të cilët vetë Yuri Kim çuditërisht nuk ka asnjë koment. Kjo jo pa qëllim në fakt.

Sepse, të dy raportet sulmojnë drejtperdrejtë aktivitetin e Yuri Kim duke nxjerrë në pah dështimet e saj.

Raporti i DASH dëshmon që korrupsioni vazhdon të mbetet në nivelet më të larta në Europë dhe sundimi i ligjit është pothuajse inegzistent. Ndërsa raporti i OSBE/ODHIR i legjitimon pretendimet e opozitës për masakër zgjedhore dhe asgjësim të procesit demokratik të zgjedhjeve.

Të dy raportet në të vërtetë vulosin zyrtarisht dështimin e saj të deritanishëm.

Facebook Comments

Related posts

Shpulla e parë zyrtare e ambasadores amerikane për Ramën

Eagle

Një vaksinë për ekonominë, për të parandaluar pandeminë e urisë

Eagle

Është koha për një kryeministër tjetër

Eagle

Leave a Comment

four × four =