Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Çfarë shkruante gazetari hungarez pas lindjes së shtetit shqiptar?

Nga Bajram MJEKU

◾◾◾

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gazetari hungarez Mészáros Gyula vizitoi Shqipërinë dhe shkruajti një reportazh për Vlorën dhe gjendjen politike në Shqipëri. Reportazhi u botua në javoren hungareze Vasárnapi Ujság në tetor të vitit 1913 dhe është interesant kur e lexon njëqint e dhjetë vjet më vonë.
Shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar nisi të provokojë kureshtjen evropiane, aq më shumë një gazetar hungarez, derisa ishte pikërisht Perandoria Austro-Hungareze, e cila sponsoroi shtetin shqiptar.
Gazetari hungarez, e portretizon me ngjyra të zymta lindjen e shtetit shqiptar. “Vlora është pa shumë ngjyra, e lënë pas dore dhe nuk u lë asgjëmangu qyteteve të vogla të Azisë. Rrugë të ngushta, me shtëpi të pista dhe të ulëta. Në rrugë sheh njerëz të leckosur me plisa të bardhë në kokë. E gjithë kjo kundrejt një peisazhi pitoresk. Vlora nuk i ngjan kryeqytetit të një vendi dhe nuk ka pamjen e një qyteti evropian. Atje nuk mund të gjesh ndonjë ndërtesë me vlerë të bërë gjatë sundimit osman, as edhe ndonjë vepër monumentale. Në fakt nga sundimi osman, s’kanë mbetur shumë gjëra. Nëse shëtit nëpër qytet, sheh ndërtesa të vogla publike të bëra nga Qeveria e re, të cilat shërbejnë si zyra. Në një mur, njerëzit kanë fshirë simbolin turk të yllit e gjysmëhënës.
Në rrugë sheh xhandarë që lëvizin me uniforma të vjetra turke dhe shumë pushkë Mauzer, një nga kujtimet e fundit të dominimit të zymtë turk në Adriatik. Njerëzit e thjeshtë janë të painformuar. Nuk kanë ide ç’është kultura evropiane. Mbi të gjitha, Shqipëria ka pesë sëmundjet kryesore; tuberkulozin, sifilisin, analfabetizmin, varfërinë dhe gjakmarrjen. Këtu sundon anarkia. Ligji i vetëm i rendit dhe i sigurisë këtu ka qenë hakmarrja mesjetare.
Vizitoj selinë e kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Bej Vlora. Mjedisi i punës është fare i thjeshtë. Ndërtesa është përdorur si karantinë turke e portit të Vlorës. Brenda saj ka një tryezë pune shumë të ngushtë, ku Ismail Qemal Beu drejton mbledhjet e Qeverisë. Nuk është tryezë e denjë për seli qeveritare, por Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha. Është gjenia e Ismail Bej Vlorës që i bind njerëzit se duhet luftuar shumë. Ai ka kaluar prova mjaft të vështira para se të shfaqej në historinë e botës. Shqipëria sot, përballet me kërcënimin grek në Jug dhe me atë të Serbisë në Veri, e cila do të donte të aneksonte pjesën që ajo e quan Serbi e Vjetër. Shqipëria ka rreth 1 milion banorë. Koha do të tregojë si do të shkojnë punët e kufijve…”.

Bajram Mjeku

Facebook Comments

Related posts

78 vjet nga ikja e intelektualit brilant

Eagle

Protesta e 7 korrikut/ Deputetët e PD e aleatët i bashkohen Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë

Albina Hoxhaj

Vanity Fair: Prishtina,një kryeqytet i ri evropian

Eagle

Leave a Comment

three × four =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë