Përpjekja Shqiptare
Opinion

Çfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim?

Nga Irena Beqiraj

◾◾◾

 

 

Tek dëgjon Kryeministrin Holandez, I cili në 2020 Samitin e Sofjes , ishte kacafytur deri fizikisht me Liderin Ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor , pyetja lind cfarë ndryshimi rrënjesor ka ndodhur në Shqipëri që Holanda ndryshoi qëndrim ?

Reformat ? A është ulur krimi ndër shqiptarë në Holandë? A mos ndoshta historia e vajzës Holandeze që la Holanden për te ardhur në Shqipëri , e zbuti Kryeministrin Holandez i cili duhet thenë e shikonte gjithë adhurim Reformatorin? Apo zbulimi I Shell I cili është pronar 100 në bllokun 4 në Shpirag, sjell përfitime për Holandën?

Pyetje e veshtirë ? Aspak ! Mjafton ti hedhim një sy historisë !

Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studimet e huaja tregojnë se në këmbim te kësaj pjesmarrje, qeveria dha në vazhdim me koncension:
1) tek D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co, 33,642 hektarë për shfrytëzim ne zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.
2) 47,213 hektarë për shfrytëzim ju dhanë komapansë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat.
(3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte nje ndër kompanite që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun për ndihmën italiane të vitit 1925.
(4) Ferrovie dello Stato po ashtu kishte perfituar 116.825 hektare për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë ,
(5) Nuk mungoi prania franceze përmes(Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.
Deri Në vitin 1932 Qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtese. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe ne vitin 1933 numri i koncesioneve u trefishua për ” përkrahësit në arenën ndërkombëtare ” ne 15.

Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, deri në atë kohë ).

Interesant është fakti që në vitin 1936 Italia llogariste si Import të saj (pra si produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936 , 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte rreth 470,000 ton.

E pra , historia na tregon që kemi 100 që drejtohemi nga lidera që me plot gojën mund të konsiderohen brand-e ndërkombëtare. Strategë të cilët përkrahjen politike ndërkombëtare të cilën e shesin si arritje e kanë blerë shtrenjtë, duke lenë në tavolinat e bisedimeve pasurinë e shqiptarëve, të cilët në varfëri vrasin vëllai vellanë për gardhin.

Si themi në këto raste ? Faleminderit Kryeministrit Holandez për mbështetjen !

Facebook Comments

Related posts

Bakllavaja

Eagle

Gjashtë hipoteza për pasojat e goditjes së speciales

Eagle

Rasti “George Floyd” – Ndyrësirat që shpikën racizmin e rremë

Eagle

Leave a Comment

1 × 3 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë