Përpjekja Shqiptare
Letërsi

CENI TATË!

Nga Mustafa GREBLLESHI

◾◾◾

Ka hone s’paç zbrit m’shehër. Ndriçunë zamonet! Ndriçunë vaktet! Hiku ai zamon qi shkrujte ’ne Liu Cakut m’gazetët. Nështina kan dal ca çuna t’ri qi allahbir t’thajnë m’kalemt! Ku dijmë na katunarët mrè zotni, fillasafi, kërrtikë e palemikë! Na imi bà për muzeum (palldom se sun t’a gatis mirë).
Hej gjidi dinjo! Përsi sun nejta pa e vù ni herë gamorin përpara! M’patën qit veshët palektualët tù kërkù për Liun qi humi si krypa m’ujt! Njoni m’ lshojte rafmet, qetri kitojte se kom morë dhenë mësyshë, e i qetër folte nër hunë se – gjuja – m’u paskan thartù trutë… Taksiratë! Bona ç’bona i ditë xhëmoje u dërtova për shehër. Dern’ e Cenit e kom si axhakn’ e plakut t’ em; s’ka gale se ai kapil a palektëzù. M’vakt ylès ja mrrina m’ shpit Cenit:
– Bujrëm! – bërtiti Ceni pri zgavrës akshihones aqè mrena. U nrè m’komë ’ne m’shtërnojë m’qafët aqi fort sa qe t’u m’kput arzën!
Desha t’i math komët mrapç vllaj jot se ishin mrena m’ ku­çinët (ah medet qi si di mirë kto llafe palektuale) i dinjò grà! Ceni m’ nalojë me zorr për drekë se m’tha je i shpisë. Nejta ne u dërtova m’sofrët. Hiç nuk po dishe ç’â ky tevatyrr e kallaballik m’ shpitë Cenit. ’I herë – ne për pak qesh tu fëlliq – kitova se à martù për s’ dyti. Për shpirt pigamerit s’po ja shifshe amvisën kun! Bò vaki – thash – à xè e ka hik se s’ka muft me prit shemrën (zatèn ajo gruja hujë m’ vaktit hershëm dogj dorën m’ hallvët se m’ vent lugës futi dorën me e përzi, njikaqi fort u hutù).
Ceni e kaptojë pri herë se mu m’ njeli marak kjo gostë qi po bojte, përnej pri herë m’a priti:
– Li-jo! Mës kito se jàm martù, se unë njinë qi kom ’ne shkojn tridhejt pare pri meje, po jam bo tatë mrè gadarë; m’ka dhonë Zoti gocë!
– Ho mrè Cen mrè t’ hogërt goja… mjoltë! Njikshtu kall­xò mrè burri dheut se për shpirt t’gjallë e t’vdek m’u bo nokël! Pastë ymër a Cen prà e rroftë sa huta bardhë!
M’ ato llafe u nrè i plakë e vjetër (pri herë me Kalanë e Përtrelës) ne u rras m’ haremllikt (zatèn haremet e Cenit jan i soj me t’ Jëlldizit m’ Stamoll).
Prit dekik erdh mi gjepe m’ dorë ’ne e nrejti cipër kaptinës. Una hapa sytë se kitova se ç’po bà! Plaka tu ja dërtù komët pri pazari bërtiti:
– Lili!
– E gzoftë! – u nigjù i gjurëlldi. – Fap Fap gishtat m’ sa­hont bugvales (rroftë me nonë e me babë a Zot) gërthitshin t’ gjitha gratë; ’Ne una bona po si atò.
Kur marumë punë pri bukës, u damë me Cenin mi qoshe, ’ne nezëm ka ’i cinare tu bo muhabet. Si larg e larg fillova t’a nas Cenin:
– Pse mrè Cen nuk ja njite Reme, n’ emnit Hallës? Apo i harrove gjith’ato amonete e shkilla qi t’ ipte halla? (Gjetrafmetilersën) Ç’të duhen mrè ty emna evropjansh?
– Ah mrè Li si s’u dhene nej herë, ku à avropjançe mrè emni «Lili». Demedè t’ka zonë gjumi Es’habiqefit!
– M’ radjet mrè e kom nigjù una mrè, Lili mrelen do me thonë hem Lili hem Lemja. Pse m’thu ti mù se nuk à emën Avrope?
Ja mrini plaka ne i tho Cenit:
– Rrofsh a bir se i ke gjet i emën t’bukur (ubuù thash me vete e paska cirivilizù ne plakën ky qafir.
– A t’ pëlqejë ty a Lija? – m’ dërtohet mù, – se ju rrti­kllaxhit – palektuala – gazetaxhi, na kini qit mo kcisoj bidatesh. Ne emnat na ’i nërrutë. (Plaka i kishte pas thonë Cenit me ’tallme sa emën t’ bukur i ke gjet) Nejse.
– Mirë mrè Cen i thosh – po helè gjepen pse e nrejti n’ havà?
– Qi t’i pritet squpi ne t’ dali shpejt pazarë!
Plaka Cenit m’ përcullë deri ke krytë e rrugës ’ne m’ shki­llojë m’u martu sa mo shpejt se njela lakoç ’ne zamonet kon nërrù.
– Lijò! – m’u dërtù kur po hikshe – meç qyq mos mer ’ne ti Avropjone si Ceni t’em se për kët Qillë s’ kina ku ti çojm gocat t’ona!
– Vallahi a plakë – i thash – ato nuse qi du una sëm morin mù: una e du nusen “pa prè me gërshonë, pa qep me gjëlponë, po t’rri dik m’ komë!” t’di me i ra qemones, t’ jetë mothiste (rash m’ hall me plakën se mi hapi syt si kà se sëm merte vesht) ’ne t’ jetë vërrsitare. T’ ketë kënù mitep si thonë fjalës.
– Qyqja o Lijo, bajë ujë a qëros se po t’ martojm, as i herë s’ paske për t’a bo at punë, paske për t’a gjeg Ishen e shkretë pa pà nuse m’ derët; e kush t’ mer ty mrè tarallak – m’tho tu fut mrena m’ derët aborit gjith xhin).
Tu hik rrugës bona hyqëm me men qi t’ja çoj fjalën m’ vent plakës Cenit, ’ne t’ martomi mi katunare pri Vilze. M’u ka mush menja qyp, t’ dali ku t’ dali!…

Facebook Comments

Related posts

E Juda përsëri qesh

Eagle

Oh, të vranë Kosovë

Eagle

Zonja Lu

Eagle

Leave a Comment

four × three =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë