Përpjekja Shqiptare
Emin Azemi

Çeçenia – Turpi i Rusisë

Nga Emin AZEMI

◾◾◾

Po të lexosh këtë libër, do të pushtohesh nga emocione të papara…Pastaj, me mendje të ftohtë, do të gëlltisësh lotët, që burojnë nga mëshira dhe ta shfletosh sërish, duke medituar… Një libër për kalvarin e një populli që ka jetuar në një vetmi të plotë në skenën ndërkombëtare dhe një plagë në trupin e ndërgjegjes botërore…
Ana Politkovskaia ka shkuar 40 herë në Çeçeni, ndërkohë që miqtë e saj në Moskë i thoshin me një tonë habie: ”Je e vetme pse këmbëngul?” , ”Të ftojnë ngado… kërkohesh në universitete në statusin e ‘visiting profesor’, pse nuk përfiton nga ofertat marramendësie?”, ”Çeçenia është baltë, gjak, jashtëqitje përse kërkon të përballeh sërish me mjerimin e pafund, të ftohtit e madh, postblloqet dyhuese, urrejtjen egjeneralëve, plumbat fluturues… kërcënimet për rrëmbim?”

Dhe ajo përgjigjej: Të gjitha këto rreziqe tani më i njoh shumë mirë. Por po i braktisa tani miqtë e mi, gazetratë të tjerë moskovit do të më zëvendësxonin përpara se të kenë mësuar të lëvizin në këtë nyje të ferrit, do të rrezikonin jetën më shumë se unë. Dhe nëse do të vdisnin, do të më dënonte ndërgjegja”.
Pse kaq shumë armiqësi ndaj çeçenëve, nga Katerina e Dytë deri tek Putini, nga Shën Petërburgu në Vladivostok?
Ky libër sqaron një pjesë të këtij misteri që ndodhet në shishesht e mbushur helm kundër popujve josllav…

Kur çeçenët përshëndeten midis tyre, nuk thonë mirëqmnëngjes dhe mirëmbrëma, nuk pyesin si je, por i bëjnë homazh më thelbësores: ”Liria qoftë me ty”. Prandaj Tolstoi te romani i tij ”Haxhi Murat”, që është testamenti i tij shpirtëror, me anë të kësaj strategjie pedagogjike kërkon të çrrënjos ”gjembin çeçen” për të asgjësuar idenë e lirisë në çdo shpirt rus.
Për sa i përket perspektivave të hapura nga shkolla putininane e mizorisë, Ana Politkovskaia tregon pasojat tragjike: ”Në Çeçeni kemi rënë në një vrimë të zezë, çpasi kemi edukuar një sasi të tillë vrasësish cinikë, që do të mjaftonte për të kënaqur kërkesën e vrasëseve me pagesë të të gjithë planetit. Përgjigjem me fjalët e mia: një ndër dy të vrarët në Çeçeni, është një civil i vrarë pas një gjykimi të shpejt. Kjo do të thotë se mijëra ushtarakë, që kanë shërbyer në Çeçeni janë transformuar në xhelatë profesionistë”.
Një paradoks që ndjek popullin çeçen është mercenarizmi që lindi pasi që Çeçenia u shndërrua në një kasaphane të tmerrshme të Putinit… Ramzan Kadyrov, është një monstër e klonuar në laboratoret e mercenarizmit, që aktualiusht po përdoret edhe në Ukrainë!

Gazetarët e vërtetë mund ta paguajnë me kokë guximin e tyre, siç ndodhi edhe me Ana Politkovskaia, por vepra e tyre shemb të gjitha muret e frikës dhe inferioritet që mundohen të ngrejnë satrapët e të gjitha kohëve …

Facebook Comments

Related posts

Në pritje të kursit pa pagesë të Ramës mbi pyetjet “e mira” dhe “të këqia” të gazetarëve!

Eagle

RUAJE ZOT SHQIPEN NGA SHQIPTARËT!

Eagle

“PROPOZIMI FRANCEZ” DHE (MOS)FAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE

Eagle

Leave a Comment

nineteen − 2 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë