Përpjekja Shqiptare
Humor Kuq e Zi

Blushi takon Fevzon dhe flasin për Televizionin

◾◾◾

Blushi “Ku je Fevzo, ku je, ke humbë fare. Dikur sikur shiheshim më shpesh ama që kur të bëra ofertën për te Topi dhe nuk pranove, nuk dukesh më…”

Fevzo: “Po shkruaj libër Blush këto kohë. E kam nisë pardje. Do e mbaroja sot por ja, më ndërhyre ti dhe do e shtyj për nesër. “Elbasani Babës” e kam titulluar, 567 faqe. Do filloj fushatën e promovimit, do vij edhe andej te ti ta promovoj në Përputhen”.

Blushi: “Sa gabim bëre që nuk erdhe këndej Fevzo. Këtu është parajsë. I kam bërë emisionet të pavarura, secili gjen paratë e veta dhe taksën e Televizionit. Unë paguaj taksën e përdorimit të Televizionit te Vjollca dhe tepricën e mbaj për vete. Të gjithë jemi kënaqur. E ke pa Manushin që çdo 5 min flet për orë, këpucë e fusha futbolli e Alesian për Viagra? Është marketing vëlla, marketing. 40 min i kam dhënë në dispozicion për sportin. Aq ka laj thaj pas orës 23.30. Ça të bëjë më parë ai i shkreti të flasë për penalltinë e Laçit apo për reklamën e orëve të Jeminit. Plus këpucët. Kënaqem kur i shoh. Kacavjerrje komplet është. Do shkruaj një libër për fantazinë e drejtuesve për reklamë kur ua len emisionin me qira. Perlë do jetë”!

Fevzo: “Mirë e ke bërë por po përgojohesh shumë me këta inceneratorët Blush. Kujt ia kish marrë mendja që një majtist si ti, që mbronte me zjarr taksën progressive, të drejtat e vegjëlisë dhe kritikonte pushtetin e oligarkëve do blente 50% të Lori Kafesë dhe do kishte prona pa inventar në gjithë Shqipërinë. Unë kam prona boll por i kam të trashëguara nga të parët. Burri i vajzës së dajës së gjyshit tim ka qenë i dashuri i vjazës së tezes së baxhanakut të Vërlacëve. Kishte bërë një djalë të jashtëligjshëm me të ndërsa me vajzën e dajës së gjyshit tim nuk pati fëmijë. Por meqenëse nuk ka trashëgimtarë as nga mamaja e as nga babai, unë si pasardhës i vajzës së dajës së gjyshit, jam trashëgimtar i ligjshëm i pronës…”

Blushi e kuptoi që Fevzo nuk kishte pikë lidhje me dashnoren e burrit të vajzës së tezes së gjyshit por ç’rëndësi ka, ky kishte fituar gjyqin! Nuk ia vlente të zgjatej, do humbte në orë të tëra bisedash pa lidhje.

Blushi: “Fevzo, lëri inceneratorët se askush nuk ka të keqe nga ato. E pe atë emsionin që bëra te Top Story ? Shpëtuam vëlla nga plehrat. Plus sponsor sa të duash tani. Më nderoi ai Top Story fare. Dy muaj mu deshën të shkatërroja CFO Farmën, e degjenerova. Tash vijnë paguajnë taksën në Top si çeço. I kam Sponsor të Portokallisë, emisionit të mjekut, Bagëti dhe Bujqësi, lajmeve dhe motit! I ropa komplet! Inceneratorët ia çova edhe Batonit meqë ra fjala. Ka hapë një portal të ri, i duhen ca para. Po nuk ndihmuam njëri tjetrin kë do ndihmojmë…”

Fevzo u ndie keq. Iu kujtuan kohët kur kishin ideale, me ato xhakaventot e komunizmit. Iu kujtuan orët e pafund të kaluara në pritje të daljes nga shtyp të gazetës Studenti, gëzimi fëmijënor kur shihnin emrin e njëri tjetrit, përqafimet festive si të kishin arritur qiellin me dorë dhe ëndrrat rinore që mori përpara lumi i ambicieve për pushtet dhe para. Tani ata ishin dy oligarkë mediash që flisnin vetëm për para dhe politikë.

U mallëngjye.

Fevzo: “Po Libra si po ecën? Ishte projekt i mirë shumë, na emocionove në fillim, pati shumë shpresa…”

Blushi: “Qenke rëndë Fevzo. Megjithëse mora një 40 milionëshe këto ditë nga Libra. Mi dha buxheti i shtetit, medemek më takonin nga rezultati i 2017-ës. Ia dërgova menjëherë Natit se kishte një mbrëmje atë ditë dhe i duheshin ca të vogla për shpenzime xhepi….”

Fevzo e pa që kishte shkuar thellë puna. Edhe një herë fluturoi në ëndërrimet rinore. Blushi kishte qenë çapkën edhe ato kohë, shquhej për lidhjet romantike. Mendoi të ndërronte temë…

Fevzo: “ Po me pjeshkat si ke qenë?”

Blushi: “Lëre mos e pyet Fevzo, radhë e madhe. Nuk ka më si dikur një e nga një, tani bëhemi bashkë e festojmë. Festa të bukura, duhet të vish ndonjëherë edhe ti, ka për të gjithë…”

Fevzos iu kujtua emsioni i djeshëm me kolltuqet e Zogut dhe iu duk vetja relike. I shkoi mendja te titulli I librit “Elbasani i Babës” dhe u skuq. Ky çifuti kishte ecur shumë, kishte shkuar në një botë tjetër. Ndërsa unë akoma me babaqemon…

Prapë ndëroi temë:

Fevziu: “Po Eni si ka shku me emisionin”

Blushi: “Enin ia kam dhënë me qira qeverisë. Ata i gjejnë paratë, të ftuarit, dekorin dhe paguajnë edhe pjesën time. Ka vullnetarë sa të duash që vijnë të japin mend pa para. Psh Gjekmarkaj, Zhuli e kësi. Unë as nuk e shoh. Marr hisen time dhe iki vëlla. Vetfinancimi ul të gjitha kostot Fevzo. Nuk ka më paga, të gjithë gjejnë pagat e veta + paratë e mia. Po nejse se mbetëm te unë. Si po ecën libri yt?

Fevzos iu kujtua që librin prej 567 faqesh e kishte ndarë në 30 duar, secili nga një kapitull nga 19 faqe. Duhej t’i mblidhte dhe t’i bashkonte në një. Ishte momenti i duhur për ta bërë.

“Blush po çohem se mu bë koka dhallë me llogaritë e tua. Unë vazhdoj si gjithmonë. Shkruaj libra bëj emisione qoka dhe paguhem shumë. Më duhet ta mbyll librin sot se nuk bën. Ika.”

Blushi” Nëse do, vëlla, të caktoj një orar të premten dhe menaxhoje vetë. Unë 3000 Euro në natë dua, ora 21.00-23.00. Pjesa tjetër është e jotja.”
Fevziu: “Jo jo faleminderit, të premteve shkoj në Palasë për fotografi”…

Facebook Comments

Related posts

Fatmirësisht Jonida Maliqi nuk fitoi në Eurovision!

Eagle

Qeveria dhe lepuri

Eagle

Ju tregoj udhëtimin e Mira Kazhanit në “Tope Kapi”

Eagle

Leave a Comment

three × two =