Përpjekja Shqiptare
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi në orën 7 kundër regjimit kleptokratik. Protestat ndalen vetëm me largimin e Edi Ramës!

◾◾◾

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka apeluar të gjithë aytetarë të bashkohen sot në protestë në orën 7. Ai tha se protestat do të ndalen vetëm me largimim e Edi Ramas nga pushteti.

*KRYETARI I PD, SALI BERISHA, PRONONCIM PËR GAZETARËT JANË SALLËS SË PARLAMENTIT*

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

Sali Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor.

Facebook Comments

Related posts

Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit

Eagle

Si mund të jetë një i akuzuar si Jemin Gjana, pjesë e PD-së së Bashës?!

Eagle

Karrige e munguar apo borxhe të kthyera

Eagle

Leave a Comment

16 − 5 =