Përpjekja Shqiptare
Opinion

Berisha kundër Berishës

Nga Zhaneta BARXHAJ

◾◾◾

Ka ditë të tëra, që në vend të merremi me problemet reale nga të cilat lëngon ky vend, të gjithë në korr bëjmë analistin politik dhe diplomatin e politikës së jashtme. Nuk mund ta bëjmë pra, se nuk ia shohim dot këmbët gjarpërit.

Ajo që shohim është përçudnimi i një shoqërie të tërë, që në vend të protestoj për të drejtat e shkelura, për korrupsionin, për mungesën e drejtësisë, për krimin dhe dhunën në familje, për dëbimin që po na bëhet, për shkatërrimin e arsimit etj etj, kërkon të protestoj për kultin e individit… dikur ishte Enveri, sot Berisha dhe Rama.

Lexoj shpesh psikologji, për të kuptuar çfarë i ka ndodhur kësaj shoqërie. Ka terma tek tuk që na përafrohen, por jemi ende të pastudiuar. Nuk dua t’i hyj një analize që me gjasë do dali gjysmake se nuk e dimë të vërtetën, por dua të ndaj disa mendime, nga vëzhgimet dhe leximet e këtyre ditëve në tërësi. (Edhe pse kaq kohë i jam shmangur kësaj teme dhe këtij debati kaq absurd për momentin historik ku ndodhemi. Ne duhet t’i japim fund 30 vjet trazicioni, 30 vjet peng të mbetjeve komuniste dhe duhet tê hapim një faqe tê re.)

1)Demokratët duhet të pranojnë se ka ardhur koha për spastrim dhe reformim të thellë të partisë, që të quhet e tillë. Selia blu nuk ka qënë kurrë demokratike, qëkur u mbush dhe vuri në poste ish sigurimsa, që të gjithë ua dimë edhe pseudonimet. Edhe bëmat edhe mëkatet.

2)Partia, parimet e dhjathta janë filozofi, jo individ, të gjithë jemi të vdekshëm të zvendësueshëm. Vetëm kombi dhe zoti janë një dhe ne duhet të lutemi dhe të mbrojmë vetëm ata.

3)Demokratët e ndershëm që e kanë kuptuar janë larguar, që më 2013 kur Berisha Emëroi Bashën, njësoj si në komunizëm, duke e imponuar duke vjedhur dhe sot akuzojnë Ramën për vjedhje. Hajduti kërkon të zërë hajdutin. Ka ardhur koha të bashkohet pjesa më e mirë dhe të zgjedhi përfaqësuesin që meriton, jo kë i emërojnë.

4)Partia demokratike nuk është çiflik personal, por aset kombëtar. Ndaj duhet çliruar përfundimisht nga falangat e Lulit dhe Salës etj. Vendi ka nevojë për një opozitë reale, ky duhet të jetë qëllimi dhe synimi i kujtdo që e ka atdheun para partisë.

5)Të gjithë ata që nuk rrojnë dot si individ të lirë pa pasur një idhull dhe vetëquhen apo i quajnë berishian, duhet të kuptojnë që çdo gjë ka një fillim dhe fund, njësoj siç jeta pret me dinjitet vdekjen. Meraku për meritat e doktorit duhet t’i hante kur vetëm para pak muajsh, me 5 humbje në kurriz, ai riemëroi sërish Bashën se e kish shtojcë të vetën. Tani Berisha u vu kundër Berishës, se kërkon të ik… njësoj siç ndahet trupi nga shpirti edhe kjo ndarje ishte e pashmangshme. Këto qeliza, të dyja, duhet të operohen dhe hiqen përfundimisht nga partia demokratike, që ajo të jetojë.

6)Askush nuk hedh poshtê meritat e askujt, por elitat ndërrohen, se dhe uji që rri shume qelbet, jo më njeriu që historia dhe koha do ia zbardhi mëkatet dhe meritat ashtu si dhe vetë Enverit.

7)Kthimin e doktorit në bazë për të nxitur anëtarsinë e shoh krejtësisht të pavend dhe skandaloze ( kjo në këndvështrimin e dikujt që ka qarê si mijëra të tjerë kur dha dorëheqjen, se në atë moment ishte shumë burrëror akti). Kundra kujt po del, kundra vetvetes pra Berisha kundra Berishës se Luli është pjella e vet, ndaj është e pamoralshme, përderisa shkeli mijëra demokratë dhe ua imponoi me emërim. Duhet të ishte tërhequr si Nano me dinjetet nga skena politike, tani të mbaj pasojat pa u bërë bolori. Luli pa ndihmën e tij është i shkarkuar se nuk e deshi askush brenda asaj selie realisht. Ndodh efekti domino menjëherë, të jetë i sigurt dhe të iki i qetë.

Kur një pjesë e mirë e kundërshtuan Bashën dhe nuk e pranuan si kryetarë,të gjithë këta që bëjnë si Vajtojca sot, iu lëshuan me një tërbim, që ua kaluan edhe hetuesve të qoftëlargut, se ua kish lënë amanet Berisha. Sot bëhen tejet qesharak që shajnë amanetin për të vdekurin.
Kur u bë i keq ky lulush, kur e votuat pak muaj parë, duke eleminuar nga listat këdo zë kundra?

Jam kundra çdo vendimi të Bashës, se nuk e kam parë asnjëherë në cilësinë e kryetarit. Ai, kryesia e partisë, ai që shahen sot dhe e mbështeti gjithë këto vite e kanë shkërrmoqur përfundimisht çdo parim demokratik dhe janë kthyer në një shoqêri aksionere, ku secili mbron devidentin e vet. Po ne?? Ne pse flasim jerm nuk e kuptoj. A jemi kaq budallenj apo kaq te indoktrinuar, se në 50 vjet komunizmi na i vërtetoi më së miri, se propaganda dhe lavazhi është ushqimi i preferuar i këtij populli. Do vazhdojmë ende??

Uroj të jemi në fund të procesit të eksperimentit të hebreut të mençur Ben David, dhe vendi e shteti të spastrohet nga minjtë njëherë e mirë, ndryshe jemi të humbur dhe hajnia ka fituar. Teoritë për tradhëti e më the të thashë janë qesharake mes atyre që deri dje na gozhdonin me shprehjen “ Nuk i bëhet opozitë opozitës” Po tani çfarë po beni o dritëshkurtër, që ende nuk po i hapni sytë e të shëroheni nga verbëria militante?!

Zoti e shpëtoftë këtë vend! Zoti i ndihmoftë shqiptarët!

P.S. Për të gjithë ata që qajnë për doktorin, iu them te qajne per veten njehere, per jetet qe na kane marre peng.

Facebook Comments

Related posts

Doni tu bini në sy për mirë kryeministrit dhe kryebashkiakut? Botoni këtë foto!

Eagle

Te jetojmë apo jo në Shqipëri, kjo është Protesta

Eagle

Qeveria kalimtare në negociata me Ramën është grackë për PD-në

Eagle

Leave a Comment

10 + 11 =