Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Autolufta e Shteteve të Bashkuara

Nga Rob KORE

◾◾◾

Ka disa dekada qe Amerika eshte në lufte me vetvehten.
Bota eshte sot në kete gjendje të papreçedente, sepse deri në kete moment Amerika i ka humbur betejat me veten.
Sot në pushtet jane ata qe për 4 vjet rresht, pa pushuar nje minute, i bene thirrje gjithe qelbesirave të Amerikes dhe të botes qe të rrezojne Trump.
Mbasi rrezuan Trump me metoda fashiste, pra pasi e dogjen Ameriken për nje vit rresht dhe pasi vodhen zgjedhjet, deklaruan:
“E hoqem fashizmin në Amerike”.
Ekzaktesisht po veprohet edhe me Berishen.
Pasi mbeshteten korrupsionin me të madh politik dhe ekonomik ndonjehere në kete vend, pasi shkaterruan edhe atë pak demokraci qe kishim, tani po thone, me heqjen e Berishes po luftojmë korrupsionin.
Ekzaktesisht, të njejten gje po bejne edhe në Europen Lindore me Hungarine, Polonine, Çekine dhe në vende të tjera.
Ekzaktesisht po veprojne edhe në Amerike me kedo qe ju del perpara në rrugen e tyre.
Ron DeSantis e akuzojne qe po vret njerez.
Në fakt jane ata qe ne bashkepunim me Kinen, e kane futur boten ne krimin me të madh ne gjithe historine boterore.
Parimi i Leninit, qe akuzoni kundershtarin, per ato qe beni vete, e kane patur parasysh kurdohere në keto 100 vitet e fundit.
Duke filluar nga dy lufterat boterore, nga hedhja e dy bombave atomike në popullsi te pafajshme, nga lufta e Vietnamit e deri tek lufterat me pretekst genjeshtrash në lindjen e mesme.
Ne të gjitha keto ngjarje eshte e njejta dore, e cila udhehiqet nga e njejta ideologji.
Po nuk u çlirua Amerika nga vetvetja dhe të behet Amerike, pra ai vend qe eksporton demokraci reale, asgje e mire s’i vjen botes.
Disa here me kane komentuar njerez të ndryshem.
Perse shkruan ti për Ameriken, kur nuk jeton në Amerike?
Nje pyetje e pavend kjo, sepse nuk mund t’i tregohet askujt, se per çfare duhet të shkruaje, por pavaresisht nga kjo ka nje pergjigje:
Sepse ato qe ndodhin në Amerike, reflektohen menjehere kudo, por edhe në dy vendet, për të cilat une jam direkt i interesuar, Shqiperi dhe Kanada.
Per 10 dite në Kanada behen zgjedhjet e parakoheshme, të thirrura pa asnje aresye serioze nga kryeministri ne detyre, Trudeau.
Megjithese Trudeau, po e perzene kudo qe shkon për fushate elektorale, sepse ka shume pakenaqesi ndaj tij, perseri shumica e kanadezeve kane frike se zgjedhjet do manipulohen.
Pra, mbas asaj qe ndodhi në Amerike në Nendorin e kaluar, ka humbur besimi tek demokracia edhe në vende si Kanadaja.
Ka nje pyetje ketu:
Keshtu ka qene gjithmone, apo tani po ndodhin keto fenomene?
Une besoj se edhe me perpara ka patur probleme me demokracine kudo, por jo si sot.
Me perpara ato jane kamufluar shume bukur, ka patur nje fasade , kurse sot po veprohet hapur.
Menyra si u hoq Trump ishte në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutes Amerikane.
Po ashtu menyra si u trajtua Berisha ishte në shkelje të hapur të ligjit themelor ne nje demokraci.
Nje ambasadore ben thirrje të hapur në publik, qe të hiqet nje deputet i zgjedhur me vote nga populli, pa paraqitur asnje prove.
Ketu nuk behet fjale per personin Berisha.
Berisha ka pergjegjesite e tij,ashtu si çdo politikan tjeter në bote, ketu behet fjale për nenshtrimin e të gjithe politikaneve, gazetareve, opinionisteve, ndaj nje ambasadoreje e cila shkel rregullat elementare të demokracise.
Ketu behet fjale qe Soros,kontrollon të dy krahet PS dhe PD dhe vendos se Kush dhe Si duhet të qeverise.

Facebook Comments

Related posts

Viti 2020 do mbahet mend si viti i luftes kunder Donald Trump

Eagle

Bisedë mëngjesi

Eagle

Propaganda e kuqe e megafonëve të Edvin Ramës

Eagle

Leave a Comment

1 × four =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë