Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale Skandale

At Nikolla Marku: “ALLAHU AKBAR!”

Nga At Foti CICI

◾◾◾

Në minutën e fundit të videos së parë më poshtë, Atë Nikolla Marku e përfundon intervistën e sponsorizuar politike me thirrjen provokuese “Allahu akbar”!

Nuk kam dëgjuar asnjë klerik mysliman shqiptar që të përdorë kushtrime arabisht në media, aq më tepër një klerik i krishterë, i cili madje hiqet si nacionalist i zjarrtë dhe viktimë e përdorimit të gjuhës shqipe në kishën tonë.

Kjo shfaqje e improvizuar tregon edhe një herë dëmin moral dhe kombëtar që i është bërë Ortodoksisë Shqiptare nga qarqet “nacionaliste” shqiptare në ShBA (Shoqata “Vatra”, gazeta “Illyria”, etj.), të cilët kanë mbështetur dhe financuar për shumë vjet kishën e pavarur të Shën Mërisë në Elbasan dhe “atdhetarin e kulluar”.

Në vend që të kishim sot një qendër të Ortodoksisë Shqiptare në Elbasan, pas tre dhjetëvjeçarësh aktiviteti të pavarur, kemi një kishë të privatizuar, e cila funksionon si klub familjar dhe pistë e ndyrë politike.

Kisha nuk ka këshill kishtar;
prifti administron privatisht financat;
ka mbi pesë vjet që nuk kryhen shërbesa;
janë larguar ortodoksët e Kalasë, shumica drejt Janullatosit;
nuk pranon klerikë të tjerë, edhe pse i sëmurë me parkinson;
vesh laikët me rrobat e priftit dhe i vë të meshojnë dhe tallen;
kryen aktivitete provokuese në kishë me personazhe nga besimet e tjera;
ka dëbuar të gjithë intelektualët ortodoksë, të cilët e kanë mbështetur për shumë vjet;
kisha nuk ka rini dhe fëmijë për të ardhmen e kishës;
madje kisha ka nevojë urgjente për mirëmbajtje.

Gjithë kjo që ndodh në Kishën e Shën Mërisë në Kala është e kurdisur.

Mbahet qëllimisht një kishë e pavarur drejt degradimit dhe falimentimit të plotë, financohet qëllimisht një sharlatan, për të cilin është investuar për një çerek shekulli duke e paraqitur si “figurë kombëtare”, publikohen imazhe skandaloze nga brenda kishës, reklamohen intervista shokuese, për të diskretituar shqiptarët ortodoksë, në mënyrë që Janullatosi t’i përdorë këto në Greqi dhe në kishat e tjera autoqefale: “Ja kush janë shqiptarët ortodoksë! Ja se çfarë do të ndodhë, nëse KOASh-in e marrin shqiptarët ortodoksë”…

* * *

Kohët e fundit Atë Nikolla Marku nuk pranoi në kishën e tij të privatizuar murgun e përndjekur nga regjimi mafioz i Janullatosit, Dionis Brahollin, i cili është një njeri i ndershëm, besimtar dhe atdhetar.

Edhe mua nuk më ka pranuar në kishën e Shën Mërisë, ashtu siç nuk ka pranuar edhe klerikë të tjerë, nga frika se mos i zënë vendin.

Kush janë ata që financojnë Nikolla Markun dhe me çfarë shfajësimi?

Kujt i shërben kjo kishë dhe ky njeri?

Si ka mundësi që përndiqen njerëzit e ndershëm, ndërsa kusarët mbrohen dhe mbështeten?

Po e përfundoj me një shembull të përkundërt: Ndërsa murgu Dionis Braholli kërcënohet dhe përndiqet këto ditë nga horrat e Janullatosit dhe jeton i fshehur, vetëm e vetëm se denoncoi vjedhjet në manastiret e KOASh-it, ish-kleriku murg, Arjan Curi (Atë Aleks Curi), jo vetëm që nuk e kanë zhveshur akoma zyrtarisht në Sinod, jo vetëm që nuk fshihet në Shqipëri, por ligjëron në media (shih videon e dytë, “Një grek midis dy çamëve”).

Për hir të historisë, z. Curi ishte kryespiuni i Efrem Pedofilit që iku nga Shqipëria natën! Ai iku sepse u kap, por ka lënë në Shqipëri një grup sekret që punojnë çdo ditë për interesa antishqiptare!

* * *

▪️At Nikolla Marku – Mesazh për 30-vjetorin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” (5 shkurt 2021):

▪️“Nje grek mes dy cameve”, Dule: Pse ndodhem ne nje liste me Shpetim Idrizin” (13 mars 2021):

▪️Shpella e kusarëve (29 tetor 2020):

https://www.facebook.com/bibliotekaortodokse/posts/1560315044158531

▪️Mbi Kishën e Shën Mërisë në Elbasan (21 janar 2020):

https://www.facebook.com/bibliotekaortodokse/posts/1322753707914667

Facebook Comments

Related posts

Shqipëri-Kosovë, unifikimi doganor, kjo “gënjeshtër” e madhe

Eagle

Vlorë: 5 pedagogë me gradën Doktor i Shkencave, rezultojnë pa shkollë të mesme

Eagle

Nuk është problem ku ishin, por me kë ishin!

Eagle

Leave a Comment

17 − 14 =