Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Analizë jo e vonuar por në kohën e duhur… Precedenti i rrezikshëm Basha – Berisha…Shqiptarët duan Demokraci e jo Akrobaci !

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

E di qe keni pritur qe une te shkruaja apo edhe komentoja dicka per krisjen e madhe brenda PD ose me sakte per thiken pas shpine qe kryetari aktual burracak i PD -Basha i nguli Babait te tij shpirteror e politik Sali Berishes….e teksa mes Babes e Njerkes zgjodhi kete te fundit…

Aspak rastesisht para pak ditesh shkrova artikujt…Perpara Markut duhet te iki Basha…dhe Basha ik se nuk je ti per kete pune…kush diti te lexoje e te kuptoje tamam, ma do mendja se nuk do jete cuditur aq fort me vendimin e fundit te Lylit per perjashtimin e Berishes nga PD e per nenshtrimin e perdhosjen e PD kesisoj…

I diktuar, i detyruar, nen presion e shantazh etj etj pak rendesi ka …menyra se si veproi Basha eshte e denueshme, e poshter, e pa burrnishme , e pa moraleshme dhe vertet e neveriteshme…

Mblidh forumet e larta drejtuese te PD o zoteri …fto aty te jete prezent edhe vete Berisha …beja publike ne sy te te gjitheve faktet qe thua se i ke ne dore per Berishen vete Saliut …fakte keto qe ti thua se ti ka dhene zyrtari i larte amerikan Philip Reeker i cili disa kohe me pare kur ishte per vizite ne Tirane te kerkoj [ pa kurrfare negociatash sipas teje]…perjashtimin e Berishes nga PD e ndarjen tende me te…sikurse te njejten gje beri edhe Ambasadorja ”mike” teksa po per kete problem te kercenoj me ngrenie Bari…etj etj…

Degjo sec thone anetaret demokrate te forumit me te larte drejtues te PD…pastaj hidhe propozimin ne vote…votoje…numeroje …e le ta shohe me syte e veta e le ta degjoje me veshet e veta Saliu vendimin e marre e o le te mbylle gojen e te ule koken se nuk mund te dale dot mbi vendimin e shumices dhe ti i pari pastaj ke te drejten qytetare, morale e partiake te dalesh e tu thuash publikisht shqiptareve e vecmas demokrateve komplet historine ne fjale …ama publikisht e jo si Skuth e sic veprove ti konkretisht …duke shkelur cdo norme, rregull, ligj e statut Partie e duke vrare rende nderin, burrerine, besen, demokracine, shqiptarine e demokratet brenda e jashte Shqiperie…

Ai i famshmi ”vendim i jetes tende” nuk ishte gje tjeter vecse nje tradheti e paster e nje kapitullim burracakesh qe per interesin personal e karrigen e tyre shesin Babe e Nene …Komb e Atdhe e jo me nje Sali Berishe a kedo tjeter ne vend te tij…

Veprimi e vendimi yt pos te tjerash ka lenduar e ka fyer rende qindra mijera demokrate te cilet ti i preve ne bese e i poshterove…ka dhunuar e perdhosur rende demokracine e demokratet…historine, dinjitetin e sovranitetin e nje Partie…e para dhe e vetmja e llojit opozitar ne historine e Shqiperise te pakten ne keto 7-8 dekadat e fundit…

Abuzimi yt e i papagalleve te tu qe ke nxjerre ne pazar keto dite per te na mbushur mendjen se ishe i detyruar te veproje keshtu [ ta godisje pas shpine ] kesisoj Berishen se vetem keshtu ruhej nderi dhe e nesermja e PD dhe nuk cenoheshin maredheniet me SHBA perpos nje hipokrizi e peshtire eshte edhe teper i neveritshem e i denueshem nga cdo lloj llogjike e nga cdo lloj kendveshtrimi…

E verteta qendron krejt ndryshe e jo se Saliu eshte Engjell ashtu sikurse sipas meje nuk eshte e kurre s’ka qene as Djall…apo edhe Dreq si puna juaj…dhe ato qe Saliu ka bere per Shqiperine e shqiptaret por edhe per Kosoven e vellezerit tane matane kufirit …ju soji-lloji juaj i burracakeve e i tradhetareve o Lyli nuk mund ti beni dot kurren e kurres edhe sikur jo nje por dy jete te keni ne dispozicion ok…

Thuaju shqiptareve te verteten lakuriq …behu njehere te vetme ne jeten tende Burre…

Thuaju qe Dosja jote te cilen e disponojne amerikanet e me te cilen te kercenuan nje dite para vendimit tend anti- Berishe…permban ca klecka fort te hidhura gjate kohes kur sherbeje ne KFOR ne Kosove…..ka ca fakte tronditese te nje lobimi tend ne USA me para te pista ruse qe e kane origjinen ne Moske…ka ca akuza konkrete per abuzime e shperdorime te medha financiare gjate ndertimit te Rruges se Kombit…ka ca fakte renqethese reth vrasjeve te 21 janarit kur ti ishe Minister i Brendshem…ka ca ”shperdorime” e keq menaxhime qe ju kane kushtuar shqiptareve miliona euro gjate kohes kur ti ishe Kryetar i Bashkise se Tiranes…etj etj…

Ndaj ka plotesisht te drejte Saliu teksa te akuzon drejte per se drejti se per karrigen tende e interesin tend te ngushte personal ti nderrmore nje veprim e vendim te tille qe me se pari fyeve rende e poshterove jo thjesh Berishen si person…por se pari PD e demokracine…shqiptaret e vecmas demokratet …

Shikoni se cilet e mbeshtesin sot Bashen per procken qe beri…nga pala kundershtare si zakonisht…Frroku, Merua, Mut Nanua…Preci…Ngjela… Y.Rakipi…Fevziu…F.Klosi…I.Beqiri…C.Bolino… etj e i pari sigurisht regjizori e skenaristi i kesaj shfaqje te felliqur antishqiptare e antidemokratike …Edi Rama i cili ka disa dite qe s’pushon duke i kujtuar Bashes doren e tij te shtrire te bashkepunimit [???]….

Nga pala ”jone” po zihen kush e kush ta mbroje i pari e me shume Kryetarin vizionar…duke filluar me Godolen qe hodhi ”privatisht” e para idene e largimit te Berishes nga PD…e me radhe ”profesori” Gjekmarkaj…”shkrimtarja’ F.Acka… ”analisti” F.Zekthi… rrumpallnajat brenda PD qe s’kane kurrfare kontributi historik ne te….Grida e Jorida…Bardhi e Salianji…Anonimi -Rushaj…e per cudi edhe Alibeaj e Alizoti te cilet mjaft me ate se si i poshteroi serisht seren e tyre Basha kur katapultoi Godolen ne krye te tyre e injoroi plotesisht fjala vjen A.Shehajn e L.Fratarin…ne menyre absolute sot nuk duhej kurresesi te ishin ne krah te tij…

Ajo c’ka une nuk pelqej tek reagimi i furishem i Berishes kunder Bashes ka te beje me ate se…pse kerceve perpjete kaq fort pikerisht tani Doctor…tani kur Basha te shkeli rende ne kallo….e pse nuk ja tregove vendin me kohe tinzarit e hileqarit…te pa besit e pseudo-demokratit…

Ti thua se e ben jo per vete e nderin tend por per PD, demokracine e demokratet… per dinjitetin e sovranitetin e Partise , per reformimin e saj etj…ok…po pse nuk e bere fjala vjen kur Luli humbi rende zgjedhjet ne 2017…19…21…kur braktisi parlamentin pa e shoqeruar me aksione mbeshtetese te fuqishme politike…kur bojkotoi zgjedhjet lokale…etj…

Ti sot Doctor …per te mbrojtur e justifikuar gabimet e tua jo te pakta politike ne krye e ne perberje te udheheqesise se larte te PD prej vitesh …po kerkon te na mbushesh mendjen se nuk je ti ai qe na i solle Lylin ne krye te PD se nuk je ti qe i atribove atij suksese e merita te pa qena…se nuk je ti ai qe shmange Olldashin…me pas edhe Selamin etj per te cimentuar Bashen ne krye te demokrateve…se nuk je ti ai qe heshte kur kryemafiozi Jemin Gjana me co. ne vend qe ta nxirrnin popullin ne shesh per tu perleshur me vjedhesit e votave te tija…u moren me rizgjedhjen e Lylit ne krye te PD duke perdorur madje menyra e forma tipike komuniste e neveritese… e askerkundi demokratike…dhe ti kete personalisht nuk e kundershtove kurre ….

Ti na thua sot se PD ka nevoje per rinovim e reformim Doctor…e na flet per hapje dyersh te saj…ok po ku ishe ti e ku ishte fjala e autoriteti yt i pa diskutueshem ne PD kur ti me pare e Basha pas teje perjashtuat radhazi nga PD ke deshet e sa deshet…kur ju a mbyllet dyert demokrateve te vertete si H.Kosoves, R.Gurakuqit , O.Stafes, I.Elezit…e i late listat e kandidateve per deputete te PD ne duart e kapterr Nishanit e te ish -hafijeve te djeshme te sigurimit te shtetit Mustafaj, Rruli , Shehu etj etj…

Thuaju ndershmerisht shqiptareve e demokrateve Doctor pse degjeneroi ne kete fare feje PD …nise qe nga vetja jote e pastaj kryqezo edhe Bashen ok…

Pse heshte 5 muaj radhazi Doctor …kur e pe qe Basha po i genjente e s’kish ndermend ti nxirrte popullin e vecmas demokratet ne sheshin e betejes pas masakres zgjedhore te Rames e bandes se tij kriminale…valle nuk e dije qe fjala e prezenca jote ne ate Parti jane gati si nje Termet 8 ballesh …

Ndaj si Bashen ne krye te PD e si deshtimet e poshtersite e tija ne krye te saj per 8 vite radhazi mbajne edhe vulen e fajesise tende te pa diskutueshme Doctor…ndaj ben mire tu kerkosh nje falje te madhe , te thelle e te sinqerte publike te gjithe demokrateve qe kane menduar e besuar gati verberisht tek Basha duke qene te sigurte se pas tij qendroje ti dhe vetem TI….dhe faktikisht keshtu ka qene te pakten deri dje ok…

Une sot ne kete perplasje te rrezikeshme e me pasoja jo te vogla per te sotmen e te nesermen e PD e te vete fateve te demokracise do tu drejtohesha te gjithe demokrateve te vertete e jo militanteve e fanatikeve te Saliut e te Bashes …te gjithe patrioteve, atdhetareve, nacionalisteve e shqiptareve gjak -paster me pyetjen retorike …e moret vesh tani ?

E pra e moret vesh tani pse Basha i tradhetoi kuksianet ne Rrugen e Kombit…pse i mashtroi Qendrestaret e Teatrit asisoj turperisht…pse ju ktheu shpinen protestuesve te Astirit…pse i preu ne bese e kerkoi ti percante Studentet ne protesten e tyre legjitime…pse i abandonoi te rinjte kryeqytetas kur protestuan ashper kunder vrasjes banditeske te te riut Klodian Rasha…e per tu kthyer pak me mbrapa…pse i zuri perfund me Cadren e tradhetise te gjithe demokratet e ndershem qe e besuan…pse e verdallosi per muaj te tere ne bulevard popullin qe kerkonte rrezimin e ikjen e banditit -kryeminister Rama…pse pranoi te bashkeqeveriste me te qofte edhe per disa muaj…etj etj pa fund…

C’te mbjellesh do te korresh thote populli Doctor…ndaj Bashen qe na i mbolle dje …. po Bashen je i detyruar te korresh sot…

Ndaj disa gabime te renda te tuat qe duheshin ndrequr me kohe per te mos na shpene ketu ku na cuan sot pa besia, pa burrnia e tradhetia e Bashes vlejne qe te rikujtohen Doctor – Berisha…nisur qe nga autokracia jote ne krye te PD per vite me radhe…burgosja e gazetareve…djegja e redaksive…mbajtja e Janullatosit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare…Piramidat e shprehja jote qe i cimentoi ato…teksa ju the shqiptareve se parate tuaja jane me te pastrat ne bote…97 e tmerreshme ku shteti u shkermoq brenda dy-tre ditesh e ku bandat moren shtetin e ky i fundit iku nga syte -kembet e brenda nates i tmerruar… e ku per kete katrahure kombetare edhe ti ke fajet, gabimet , mekatet e gjynahet e tua…pavaresisht faktit se autoret e vertete te saj ishin banditet qe sot jane ende ne pushtet….ke fajin tend Doctor edhe tek hapja vrastare e depove te armeve… tek abandonimi e injorimi qe i bere shtreses se te perndjekurve politike reale…tek aprovimi i ligjit famekeq 7501 per pronat ku ju le rruge te lire banditeve e hajduteve me dhe pa pushtet e poshterove pronaret e vertete te pronave te tyre …me pas tek aleanca vdekje-prurese per PD, demokracine e demokratet me Monstren e LSI – Meta…me pas zgjedhja e Bashes ne krye te PD …mbeshtetja e tij etj etj …pa ta ripermendur ate te ”famshmen” …Bashkevuajtes e bashkefajtore jemi te gjithe….qe na mori ne qafe vertet te gjitheve teksa sot jemi ketu ku jemi e ne krye kemi Edvinet, Tualetet, Ulsite, Erjonet…Elisat …Linditat…Belindat e nje tufe horrash e horrxheshash …me te cilet duhet ti kishim ”zgjidhur punet ” shume kohe me pare ….

Une megjitheate besoj fort ne ate se Berisha ne ditet e tija me te keqija eshte ku e ku dhe 100 here me i mire per Shqiperine e Kosoven per shqiptaret e Shqiperise e te Kosoves por edhe per ata te Maqedonise, te Malit te Zi….te Camerise….e sigurisht edhe per ata qindra mijera emigrante shqiptare kudo neper bote se sa Nano, Rama …Meta e Basha vec e vec por edhe se bashku ne ditet e tyre me te mira…dhe per kete faktet kokeforta nuk lene shume vend per debate e diskutime ok…

Sikurse PD e neserme se ciles po kerkon ti riktheje dinjitetin e sovranitetin Doctori…nuk ka me absolutisht kurrfare nevoje me rikthimin ne te te xhaketave te vjetera e te ster perdorura qe nder vite ja bene gropen asaj dhe vec e rropen dhe e shfrytezuan te tillet si N.Ceka, Imami, Patozi,Ristani, Selami, Topalli, Bode, Rruli, Shehu, Nishani, Mustafai, Zogaj, Topi, Bregu… Gjana, e deri tek Editi, Kadilli….Murrizi e Rudina me shoke e shoqe…te cilet sot po kerkojne ti dalin ne mbrojtje Doctorit prej pa besise se armikut te tyre Bashes [???]….

Shqiptaret e demokratet…patriotet e nacionalistet thjesht, qarte, drejt e shqip me ta thene o Doctor kane 30 vjet qe presin Demokracine e jo Akrobacine ok…se mjaft boll vuajten edhe nja 45 vjet te tjera me pare nen Diktaturen me gjakatare te historise se tyre kombetare si vend e si popull…

Une personalisht ne keto momente e ne kete situate te krijuar ku poshterohet e tradhetohet jo thjesht Berisha si person por Shqiperia si vend e si shtet…shqiptaret si popull…PD si e para dhe e vetmja parti opozitare tek e cila ende shqiptaret besojne dhe i kane shpresat per nje te neserme krejt ndryshe e pa komuniste e komunizem neper kembe e aq me pak ne krye te vendit…kur behet ky lloj atentanti i rrezikshem hapur fare e ne mes dites me Diell kunder demokrateve e demokracise …rreshtohem publikisht e fuqishem ne krah te Sali Berishes e perkrahesve te tij e kunder Lulezim Bashes dhe marionetave e kukullave qesharake te tij…por me nje kusht ama…qe pasi ta riktheje PD ne ato pozita qe kane enderruar , shpresuar e besuar demokratet per vite me radhe ku edhe jane zhgenjyer gjithashtu po per vite me radhe…Doctori duhet te terhiqet e ti hape udhe atyre djemve e vajzave te reja qe e duan PD…demokracine e Shqiperine me shpirt e zemer e qe enderrojne qe neser edhe Atdheu e Kombi i tyre te jete i njejte sic thoshte dikur patrioti, atdhetari e i mencuri P.Vasa….ti ke pas kene nji zonje e rande…burrat e dheut te thrritshin Nane !

Facebook Comments

Related posts

Cilin 5 Maj dëshmoresh festoni e përkujtoni o tradhëtarë të lindur…

Eagle

Politikë në ditët e Qametit të madh…

Eagle

Shqiptarë! Akoma nuk zutë mend nga përçarjet?

Eagle

Leave a Comment

twenty + seventeen =