Përpjekja Shqiptare
Opinion

Amnistia fiskale, arsyet përse ndërmerret, kush përfiton e kush humbet?

Nga Irena Beqiraj

◾◾◾

 

Amnistia ose falja ka dy komponentë , atë financiar edhe ate penal. Deri tani janë bërë amnisti financiare, ku jane falur pjesërisht ose plotësisht deyrimet fiskale apo gjobat edhe kamatvonesat. Por pa amnisti penale, pra vetëm me amnisti financiare një individi apo biznesi mund ti falen detyrimet financiare karshi shtetit por sërisht mund të ndiqet penalisht për evasion fiskal apo për kontrabandë apo pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme.
Asnjeherë nuk kemi pasur amnisti penale, edhe pse u kërkua në 2011. Kjo për shkak të mosdakortësisë politike edhe rrjedhimisht mungesës së votave në Parlament . Kësaj herë do të kemi amnisti financiare edhe penale.
Amnistia padyshim ka anë pozitive edhe anë negative. Maksimizimi I anëve pozitive edhe minimizimi I anëve negative varet nga momenti kur ndërmerret . Kur shoqëria është në kushtet e rivendosjes së rregullave të reja sidomos fiskale është e domosdoshme të falet cfarë ka ndodhur në të kaluarën . “Kohë të marra jetova edhe vetë nuk mungova te bëja marrezira sic mi kerkonte koha” , thotë Gëte ! Edhe pikërisht kur ka ndryshime kohësh apo regjimesh ekonomike edhe fiskale amnistia është e nevojshme . A jemi ne kushte të ndryshimit të qenësishëm rregullave ? Jo !

Amnistia përvecse duhet të jetë e nevojshme duhet të jetë e dobishme duke realizuar njëkohësisht injektimin e parave të nevojshme në ekonomi , por edhe pa nxitur evazionin fiskal në të ardhmen .

Në këndveshtrimin tim injektimi I parave në ekonomi vlen vetëm për sektorin publik , edhe aspak për atë privat.
Fakti që raporti I rritjes së depozitave edhe kreditimit të sektorit privat është në favor të depozitave , depozitat janë rritur 4 herë më shumë sesa kredia, tregon që sektori privat nuk është në gjendje të thithë kapitalet e disponueshme por jo se ato mungojnë. Më shumë se te shtojmë paratë në depozita kemi nevojë të rrisim aftesitë edhe mundesinë e biznesit për ti thithur ato.

Ndryshe qëndron puna për sektori publik , me pagesat e kripura të PPP-ve apo me borxhin e lartë, ky sektor ka nevojë për më shumë para në arkë edhe amnistia është një mënyrë për ta mbushur atë, por në dëm të mbedhjes së ardhshme të të ardhurave . Them në dëm për dy arsye: e para sepse amnistitë e shpeshta qoftë edhe ato të pjeshme, ( që prej 2013 bëhen 4 ) , të cilat bëhen pa konsensus politik, shkatërrojnë moralin e pagesës së taksave , rrisin padrejtësinë në trajtimin fiskal , ulin neutralitetin e sistemit tatimor, duke rritur evazionin edhe duke sjellë dëme të parikuperueshme në afat të gjatë në mbledhjen e të ardhurave edhe në buxhetin e shtetit .

Kush fiton nga amnistia fiskale ?

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër nismës së amnistisë fiskale me arsyetimin se kjo do të nxisë futjen në qarkullim të parave të pista, edhe parave që mbahen në offshore .
Thuajse të gjitha PPP tona janë përfituar nga kompani të regjistruara në vendet offshore , edhe kapitali I tyre mbahen kryesisht nga shqiptarë.

Fondi e di që shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të caktuar grumbullojnë në parajsat fiskale lidhen me papajtueshmerinë e lartë tatimore, moralit të ulët në pagesën e taksave dhe padyshim lidhet pazgjdhëshmërisht me stabilitetit financiar të vendit , kushte që plotësohen katërcipërisht edhe nga vendi ynë.

Psh tre vendet europiane me pasuri më të mëdha të mbajtura në parajsat fiskale në raport me PPB-në janë Qipro me 50% Malta me 48 % Greqia me 34% te PBB-se.

Megjithëse i është veshur petku i “përfitimit të emigrantin të thjeshtë” i cili punon në ndërtim edhe në të zezë , të cilët mund të perfitojnë dicka nga legalizimi i parave të tyre , pjesën e luanit do ta përfitojnë ato të cilët janë marrë me punë të jashligjshme edhe kontrolluesit shqiptarë të koncensioneve si SICPA e GFI , apo ai i Labratorëve, apo i Inceneratorëve .

Por pavarësisht përfituesve të mëdhej apo të vegjël kjo amnisti do kishte një vlerë nëse do pasohej me rregulla të qarta për vazhdimësinë në qëndrimet me paranë e pisët e cila me sa duket po qarkullon në ekonomi, por edhe me përfituesit e koncensioneve të rregjistruar në offshore, duke u dhenë fund “kohëve të marra” !

Facebook Comments

Related posts

Një pyetje zotit Kryeministër

Eagle

Të na rrujnë k@rin! Slogani i Rilindjes në reformën në drejtësi.

Eagle

Pse jam kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë?

Eagle

Leave a Comment

sixteen − 15 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë