Përpjekja Shqiptare
Edukim Shqipëria Natyrale

Abedin Nepravishta (1889 – 1975)

Përgatitur nga Muzeu Kokalari

◾◾◾

Ka qenë prefekt dhe kryebashkiak, si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet 1933-1935 dhe 1937-1939. Shërbeu si nëpunës karriere për vite me radhë në qytete si Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra.

Abedin Nepravishta u lind në Nepravishtë (Gjirokastër), i biri i kadiut Fazlli efendiut dhe një zonjë nga Sulejmanbejllinjtë e Frashërit. Kreu shkollën ryzhdije në Gjirokastër dhe më pas vijoi dhe kreu studimet në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané” në Stamboll në vitet 1908–1912.

Dhjetorin e vitit 1921, kur grupimi “Bashkimi i Shenjtë” shkaktoi dorëheqjen e qeverisë Evangjeli, Nepravishta ishte zv/prefekt i Tiranës. Pas dhjetorit kur ndërruan disa qeveri, në kohën e qeverisë Ypi u emërua prefekt i Elbasanit ku ndërmjetëson tek miku i tij Aqif pashë Elbasani që të dalë jashtë pasi zërat për kryengritje në emër të tij mund t’ia kanosnin pozitat. Ishte me detyrë prefekt i Shkodrës kur nisën ngjarjet e Lëvizjes së Qershorit, qëndroi në prefekturë i rrethuar nga njësite me në krye Rexhep Shalën dhe Ndok Gjeloshin. E dorëzoi prefekturën pasi u vra kapiten Ferit Frashëri dhe ndërhyri P. Gjergj Fishta.

Gjatë kohës kur shërbeu si prefekt në Vlorë në vitete 1931–1933, zbuloi Lëvizjen e Vlorës të financuar nga legata serbe në qytet. Gjatë shërbimit të tij në Vlorë u ndërtua shëtitorja Vlorë-Skelë

Më 1937 zbuloi edhe Lëvizjen e Delvinës kryesuar nga ish-ministri Et’hem Toto, i përkrahur nga shërbimi sekret italian.

Abedin Nepravishta qe nëpunësi i vetëm në detyrë në ditën e pushtimit në 7 prill 1939. Ndonëse iu ofrua, ai e refuzoi me mirësjellje arratinë duke qenë i ndërgjegjshëm për fatin e pritshëm. Qe ndoshta i vetmi që refuzoi të ikte me Asamblenë, e cila pranoi bashkimin me Italinë dhe u bë i burgosuri i parë i Italisë fashiste duke qenë dhe antifashisti i parë i internuar. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1942, u ftua në Mbledhjen e Pezës nga Syrja Selfo, por mosha ia pamundësonte veprimtarinë politike.

Me ardhjen në fuqi të partizanëve komunistë, burgoset dhe dënohet me burgim. Abedin Nepravishta u burgos si “armik i popullit” qysh të nëntor të 1944, ende pa mbaruar lufta. Doli prej burgu më 1962, që të internohej në Ndërnenas të Fierit, më 1967, deri kur ndërroi jetë më 1975.

Faleminderit për foton Arben Beli

Facebook Comments

Related posts

Pse na duhen fjalorët?

Eagle

Ali Aliu, zgjidhet President i Republikës së Çamërisë në ekzil.

Eagle

Linçi i Bashkësisë Islame ndaj ambasadorit tonë në Francë

Eagle

Leave a Comment

two × three =