Përpjekja Shqiptare
Edukim Shqipëria Natyrale

78 vjet nga ikja e intelektualit brilant

Nga Bujar MEHOLKI

◾◾◾

Sot janë bërë 78 vjet nga ikja në amshim e Faik Konicës, intelektualit brilant shqiptar, njeriut që u përpoq gjatë gjithë karrierës për një Shqipëri me frymë perëndimore. Veprimtaria e tij artistike është e gjerë. Qysh i ri nisi të kontribuoi fuqishëm si botues kur nxirrte revistën “Albania” në të cilën prezantoheshin shumë emra të njohur të artit dhe kulturës shqipe. Vet Konica dha kontribut edhe si poet, prozator, publicist, diplomat e mbi të gjitha do të thosha – si kritik letrar.

Padyshim, Konica është ndër intelektualët më të shquar, erudit, njeri që kishte shoqëri e korrespodencë me emra të mëdhenj (si Apollinaire). “Njeri me kulturë të lartë” thoshte At Noli për të. Ky intelektual i madh, i rrallë në hapësirat shqiptare, veprimtaria e tij politike anonte çdoherë kah orientimi perëndimor, ishte ithtar i të resë, mendësisë së re ndër shqiptarë, dhe ishte kundërshtar i vendosur i mendësisë anadollake. Njeri fund e kokë i artit, poliglot, dashamirës i madh i muzikës së bukur (siç shihet në foto).
Konica ka qenë dhe do të jetë përherë modeli im!

Dhjetori i vitit 1942 e gjeti Konicën në Uashington si diplomat shqiptar. Më datën 14 dhjetor në mëngjes pësoi papritmas hemorragji cerebrale, kurse një ditë më pas, më 15 dhjetor, iku në amshim. Disa nga gazetat e njohura amerikane shkruan për ikjen e tij. Pa ceremoni fetare nisën homazhet. Aty ishte, natyrisht, miku i tij At Noli, i cili përgatiti pjesë të zgjedhura muzikore për nder të Konicës; u luajtën pjesë nga muzika e Wagnerit që ai e donte aq shumë. Noli me lot në sy mbajti ligjëratën dhe foli me patos për mikun e madh nga i cili kishte mësuar shumë.

“Faiku ishte reklama më e bukur për Shqipërinë kudo që ndodhej. Nuk ka qenë engjëll, se shpesh e ngjyente pendën me vrer e me vitriol pas mënyrës frënge, po sipas Ungjillit, ai që është i pamëkatshëm le t’ia hedhë gurin i pari, dhe kështu është më mirë të thomi sipas fjalës popullore: Të shkuara, të harruara”, thoshte At Noli.

Facebook Comments

Related posts

Malësia e Viganëve

Eagle

Universiteti i Durrësit i vitit 1380, pse hesht Historiografia Shqiptare

Eagle

Shkoi të pushojë vatrani Andon Rrumbullaku…

Eagle

Leave a Comment

7 + 2 =