Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

2.GRUPI PER REFORMIMIN E PD-SE “DESHTAKE POLITIKE”!

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Grupi për PD janë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha.
Sot lexova një deklaratë të Grupit për PD-në ku kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sejcili individ ose grupim brënda një partie politike kanë të drejtën e tyre në demokraci të zhvillojnë debat për jetën politike në vend dhe në partinë politike ku bëjnë pjesë. Kjo është demokracia! Por së pari grupimet dhe individët duhet të kontribojnë për forcën e tyre politike ku bëjnë pjesë. Këta Zotërinj dhe Zonja morën pjesë në votimet për kryetarë në PD dhe Edit Harxhi mori 991 vota, dmth gadi 5000 vota më pak se kandidati i dyte që mori më shumë vota Agron Shehaj 6038 vota?! Ky rezultat real tregon diferencën me Kryetarin e PD-së që ka marrë 32.882 vota. Diferenca më duket shumë e madhe!? Dhe në këta ditë Grupi dhe Editi kerkon dorëheqjen e Bashës!?
Dëmin më të madh që i ka bërë Grupi për PD që me qëllim punoi kundër PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit, duke shpifur dhe larguar elektoratin e djathtë dhe gri. Këtyre zotërinjve nuk guxojnë të flasin qoftë edhe një fjalë për Sali Berishën, mbasi i ka promovuar dhe i ka përdorur sic ka “dashtë vetë”. Mbasi i bënë dëm me 25 Prill PD-së, sot kërkojnë të jenë pjesë e debatit në PD! Ky qëndrim është i pamoralshëm edhe politikisht edhe ligjërisht.
Propozimet që u patë prezantuar para 2 muajsh nga Edit Harxhi, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.
1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD.
Asnjeri nuk ka penguar bashkimin e forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD-ja. P.sh. Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit dhe “grupit të saj” ia dha mundësia të plotësonin formularin e kandidimit për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ata krijuan parti të reja duke dëmtuar PD dhe elektoratin e djathtë. Eduard Selami nuk ka marrë pjesë fare në fushatën për zgjedhje dhe për kryetarë. Zonja Kokalari psh përse nuk merr pjesë në zgjedhje për kryetarë në PD por shpif në media, nganjëherë vetëm me inate. Nëse kërkon të ndihmosh demokracinë duhet të vish në PD dhe ti thuash gjërat përballë demokratëve jo në media nga Sh.B.A. Sot PD njeh dhe mbështet presidentin Joe Bieden dhe administratën aktuale në Sh.B.A.!
2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore modern.
Programi politik dhe ekonomik i Zotit Basha dhe PD-së është shkruar qartë në librin e Lulzim Bashës të botuar para zgjedhjeve.
A e ka lexuar dhe analizuar Zonja Harxhi librin e Bashës?! Ku është botuar programi modern i Zonjës Harxhi në studio TV?!
3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.
Ndryshimet statuore në PD u bënë me votimin e demokratëve në Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar dhe u votuan me dorë nga antarësia. Zonja Haxhi nuk vlen më shumë se anëtarët e Keshillit Kombëtar!
4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë këtyre viteve ka patur shumë debat në PD dhe në media. Patjetër që debati duhet të vazhdojë për të reformuar PD-në, por në periudhën që ka qenë Kryetarë në PD Sali Berisha, zonja Harxhi dhe grupimi për PD-në as nuk kanë guaxuar të thonë një fjalë për vendimet e Berishës!
Të dështuarit në politikë po shfrytëzojnë debatin aktual në PD dhe situatën që nganjëherë e kanë krijuar vetë për qëllime personale!
Po e mbylli opinionin me dy shprehje popullore:
1.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tend!
2.Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama!

Facebook Comments

Related posts

Hallet e përditshme dhe shpresa për një Shqipëri më të mirë!

Eagle

Ministrat mafiozë të lirë, denoncuesi Salianji në burg?!

Eagle

“Ediramizmi”, totaliteti dhe pjesët e një modeli në “zhdukje”!

Eagle

Leave a Comment

6 + 1 =